Foto/ Samanta shpërthen ndaj Marsela Çibukajt: “Bë ndonjë gjë më me vlerë…”

Foto/ Samanta shpërthen ndaj Marsela Çibukajt: “Bë ndonjë gjë më me vlerë…”
Loading...

Këngëtarja Marsela Çibukajt mbrëmjen e djeshme ka reaguar përmes një statusi në profilin e saj në Facebook në të cilin shprehte mos pëlqimin për muzikën që bëhet ditët e sotme në Shqipëri, duke e cilësuar atë si “reggae alla Albanesçe”. Për më tepër ajo ka sulmuar edhe këngëtaret duke thënë se kripet e tyre fokusohet në shumicën e kohës tek gjoksi, edhe tek buzët e bëra nga kirurgët plastikë.

“Këto këngët gjoja “reggae” alla Albanesçe ,me tekste të thella dhe plot mesazh për njerëzimin (“unë kam me ta fal , ti ke me ma dhënë, uuu yeaaah baby , i feel something , I’m a king , I’m a queen etj etj ) , të kënduara pak kështu , hundore se bën më stil Rihanna …..kupton? Dhe me që jemi ti themi ati xhaxhit kameraman të fokusoj 3/4 e video klipit tek dekolteja dhe tek buzët që me mjeshtëri ka punuar ai xhaxhi tjetër , ai i plastikes ….. duhen mbrojtur nga UNESCO sidomos në versionin live te tyre … perla të vërteta që pasqyrojnë kulturën , muzikën dhe përparimin e shijeve muzikore dhe artistike të vendit tonë.” – shkruan Marsela në Facebook.

Edhe pse Marsela nuk ka përmendur asnjë emër të përveçëm, nga ajo çfarë shkruante duket se po i adresoje Samanta Karavellas. Ose kësaj të fundit i ka “djegur” pa më shumë se të tjerave, pasi ka reaguar në mënyrë të menjëhershme ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim nga ajo.

Samanta nga ana e saj ka treguar edhe një herë se vokalin e saj e kanë vlerësuar mjeshtër të muzikës shqiptare qysh në moshën 13 vjeçare, kur ajo ishte pjesë e “Ethet e së premtes mbrëma”. Gjithashtu ka treguar se Marsela kur është prezantuar nga afër me të ka shprehur dashamirësi ndaj saj si dhe i ka komplimentuar vokalin.

“Nuk kam dashur ti kushtoj ndonjëherë rëndësi këtyre statuseve pëgjatë gjithë këtyre viteve që depërtoj në muzikën shqiptare, por kur bëhet fjalë për një kolege që ka shprehur vlerësim ndaj vokalit tim dhe dashamirësi ndaj meje s’mund ta lë pa anashkaluar. Do kisha shumë dëshirë të kishe dhe ti suksesin që meriton pa cenuar timin. Nëse mendon se e bën më mirë TREGOJE .Publikun as ta mora as ma more. Vokali im është vlerësuar nga MJESHTËR të muzikës shqiptare që kur isha vetëm 13 VJEÇ ( ndërkohë askush nuk e njihte emrin tënd ) Do ishte më mirë të bëje diçka më me vlerë se të komentoje muzikën e kolegeve të tua, aq më tepër kur je artiste vet! PEACE ”, është shprehur Samanta.

sami

Pas gjithë kësaj, Samanta e ka fshirë statusin e saj nga Instagrami, ndërkohë që Marsela nuk ka bërë të njëjtën gjë. Nuk dihet sesi mund të jenë “sqaruar” dy këngëtaret në mënyrë private, gjithsesi nga ato çfarë kanë shkruar duken disa pika xhelozie në shpirtin e Çibukajt, pasi Samanta pavarësisht këtyre është duke nxjerr këngët të reja vazhdimisht dhe koncertet e saj janë të mbushur me njerëz.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar