A është Aleanca për Shqiptarët kundër zgjedhjeve të 11 dhjetorit?

A është Aleanca për Shqiptarët kundër zgjedhjeve të 11 dhjetorit?
Loading...

Sot më datë 25.10.2016 në Gjykatën Kushtetuese, UNITETI dorëzoi iniciativën kundër zgjedhjeve që priten të mbahen më datë 11 dhjetor të këtij viti.  Uniteti këtë nismë e merr për shkak vlerësimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme, ku sipas të njëjtës parti  me këtë vendim shkilet norma e Kodit zgjedhor dhe se këto zgjedhje janë antikushtetuese dhe antiligjore transmeton rrugadrejt.com

Megjithatë ajo çka e bën të dyshimtë dhe të paqartë për opinionin e gjërë është pse kjo iniciativë është dorëzuar vetëm nga ana e Unitetit, kur para pak ditësh Uniteti nënshkruajti marrëveshjen për koalicion në zgjedhjet e parakohshme me Lëvizjen për Reforma të PDSH-së dhe RDK-në e Vesel Mehmedit. A duhet vendime të tilla tashme të drejtohen në emër të Aleancës për Shqiptarët pasi që të njëjtat parti do të dalin me lista të përbashkëta në këto zgjedhje dhe në pikën 3 të marrëveshjes së tyre thuhet “ Bashkërendim të aktiviteteve parazgjedhore si dhe aktivitete të koordinuara strategjike pas procesit zgjedhor”- (lexo këtu http://portalb.mk/327878-bashkimi-i-opozites-do-ti-kthejme-te-drejtat-e-shqiptareve-qe-jane-neperkembur-dokument/  )apo thjesht secila parti ka të drejtë të marrë iniciativë (me koordinim të brendshëm me partitë tjera në koalicion, por pa deklaratë të përbashkët) kurse të tjerat automatikisht e mbështesin të njëjtin vendim. Më tepër informacione në lidhje me këtë nismë dhe se a ka keqkoordinim apo është dakordim i të tre partive që t’i kundërshtojnë këto zgjedhje ndoshta do të jepen me deklaratë nga Aleanca për Shqiptarët ose veç e veç nga secila parti në koalicion dhe do të vazhdojë i njëjti trend “bashkëpunimi”./rrugadrejt.com

pjimage

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar