Abdilaqim Ademi ofendon babain e deputetes së BDI-së

Abdilaqim Ademi ofendon babain e deputetes së BDI-së
Loading...

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdilaqim Ademi, në një paraqitje të tij, sonte me përbuzje foli për politikanët shqiptarë të viteve të 90-ta.

Një nga figurat kryesore të kësaj periudhe ka qenë edhe ish kryetari i PPD-së, Abdurraman Aliti, babai i deputetes së BDI-së Nora Aliti. Kuptohet se Nora nuk ka reaguar, sepse do të ishte larg mendjes të pritet që deputetja në një parti autoritare si BDI-ja të reagojë ndaj deklaratës së sekretarit të pergjitshem te partise, qoftë ajo deklaratè edhe ofenduese për babain e saj të ndjerë. Mirëpo reagim i ashpër ka ardhur nga djali i Abdurrahman Alitit, (vëlla i Nora Alitit), Faton Aliti, udhëheqës i njërit fraksion të PPD-së.

Aliti madje ka akuzuar për hajdutëri (kleptokraci) pushtetarët e sotëm shqiptarë, shkruan Gazeta Lajm. “Abdylaqim Ademi në CLICK PLUS : “I dijmë shumë mirë politikanët e viteve ’90 si kanë qenë me emra e me mbiemra” Zotri Ademi,unë i di edhe ata por edhe juve të sotmit,dhe me shumë përgjegjësi po ju them se autokrat dhe kleptokrat të tipit të politikanëve të sotëm nuk ka patur në atë kohë. Vetëm sot revizioni shtetëror publikoi se në vitin 2015 Ministria e Arsimit ka bërë diku 200.000 euro harxhime pa mbulesë.Këto janë 200.000 arsye më tepër pse ju s’keni të drejtë morale të flisni për atë kohë.Ndërsa në të njejtën kohë shohim në reportazhe televizive se në çfarë gjendje janë shkollat ku mësojnë nxënësit shqiptar. Për sot kaq pata,për më tepër po deshe i ballafaqojmë argumentet”, ka shkruar Faton Aliti në reagimin e tij. Për ironi, në të njëjtën kohë kur Ademi përbuzte figurat politike të viteve të 90-ta, Nora Aliti në MTV 2, me aq sa ka kapacitet, me mish e me shpirt mbronte politikat e BDI-së./Lajm/

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar