Adi Krasta rikthehet në skuadrën e Top Channel

Adi Krasta rikthehet në skuadrën e Top Channel
Loading...

1476430902adiTop Channel, në larminë e programeve që po sjell në sezonin e ri televiziv, është duke afruar edhe emrat më të mirë në prezantimin e tyre. I radhës që i bashkohet skuadrës së Top Channel është një prej personazheve më karizmatikë të prezantimit të televizioneve shqiptare: Adi Krasta.

Krastës i është besuar drejtimi i programit të madh të çdo të diele në Top Channel, “E Diell”, në të cilin ai do të jetë i shoqëruar nga një staf profesional i televizionit më të madh në vend.

Ky është një rikthim i Adi Kratës në skuadrën e Top Channel, pas eksperiencave fillimisht me emisionin e mëngjesit “New Day”, “quiz show” “100 milionë” e për të vijuar më pas me drejtimin e programit “E Diell” për dy sezone.

Katalogu i programeve të Top Channel për sezonin e ri ka nisur të shfletohet, shumë surpriza të tjera do të shfaqen në javët në vijim.

14 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | ShowBiz

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar