Ahmeti takon Ambasadorin Amerikan Bejli

Ahmeti takon Ambasadorin Amerikan Bejli
Loading...

Shkup, 18 tetor – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka pritur Ambasadorin Amerikan, z. Xhes Bejli.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Bejli diskutuan për gjendjen politike dhe zbatimin e marrëveshjes së Shkupit, zgjedhjet e 11 dhjetorit, reformat, sundimin e ligjit si dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Kryetari Ahmeti shtjelloi qëndrimet e BDIsë për situatën politike duke thënë që zgjedhjet e besueshme dhe gjithëpërfshirëse janë fillim i zgjidhjes së krizës dhe BDI është e gatshme për zgjedhje.

Sundimi i ligjit dhe reformat sistemore janë pjesë përbërëse e programit të BDIsë dhe paraqesin shtyllë të ofertës sonë bashkë me integrimin EuroAtlantik, fqinjësinë e mirë, marrëdhëniet ndëretnike dhe zhvillimin ekonomik.

BDI dhe aleatët ndërkombëtar ndajnë qëllime të përbashkëta per shoqëri demokratike dhe elita të përgjegjshme, të integruar në BE dhe NATO, andaj dhe nuk do të rreshtim me përpjekjet për ti arritur ato sepse këtë e presin qytetarët nga ne.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar