Aksion për dhurim gjaku – Gjak për jetë | Shoqata Shëndetësire Pro VITA

Aksion për dhurim gjaku – Gjak për jetë | Shoqata Shëndetësire Pro VITA
Loading...

Shoqata Qytetare për Kulturë dhe Edukim Shëndetësor – Pro VITA me datë 18.03.2017 (E Shtunë) prej ora 11:00 – 15:00 në lokalet e Shoqatës Kulturore “Vizioni M” në Shkup (rr. Samoilova nr. 6 në afërsi të kishës Sv. Spas në Çarshi të Shkupit) organizon aksion për dhurim gjaku.
Gjithë ata që gëzojnë shëndet të mirë janë të mirëseardhur në këtë aksion me moto GJAK PËR JETË…
Aksioni zhvillohet nën përkujdesin e Kryqit të Kuq të R. së Maqedonisë.


Kush është Pro VITA?

Pro VITA është shoqatë jo-qeveritare dhe jo-profitabile qëllimi kryesor i së cilës është ngritja e vetëdijes shëndetsore në shoqërinë në të cilën ne jetojmë.Medoemos duhet të theksohet se “Pro VITA” është themeluar që në nëntor të vitit 2005 nga mjekë të rinjë dhe studentë të atëher’shëm të cilët e kanë dëshmuar veten disa vite me radhë me shumë aktivitete mjeksore, edukative, mirëpo nga shkaqe objektive dhe subjektive viteve të fundit është lënë disi ”pas dore”.

Megjithatë inaktiviteti nuk vazhdoi më dhe tani Pro VITA në shkurt të vitit 2016 fillon me aktivitetet e saja, kësaj rradhe me iniciativë të studentëve dhe nxënësve të rinj kryesisht të profilit mjeksor.

Gjendja tejet e brishtë shëndetsore e të gjitha grupmoshave në shoqërinë tonë, neglizhenca e institucioneve shëndetsore të cilët intervenojnë vetëm në stadin e fundit të sëmundjes duke i anashkaluar simptomat fillestare, nivel i ulët i higjienës e cila çon në sëmundje të rënda infektive, përdorimi jo i drejtë i medikameneve mjeksore dhe shum arsye tjera ishin shtysa kryesore që neve si persona mjeksor na motivoi, që ta marim këtë iniciativë.

Andaj direktivat kryesore të Pro VITA-s janë:    

• Ngritja e vetëdijes shëndetsore.

• Edukim shëndetsor për preventivë ndaj sëmundjeve të ndryshme.

• Edukim për përdorim i drejtë dhe efikas i medikamenteve mjeksore dhe evetimi i efekteve të tyre negative. 

• Edukim shëndetsor për nënat e reja për kujdes adekuat ndaj foshnjave të tyre.

• Përkrahje psikologjike për grupe të ndryshme të shtresave njerëzore.

• Ngritja e vetëdijes për nivel më të lartë higjiene dhe kujdesi për mjedisin jetësor.

Pro VITA gjithashtu do të ndihmon në të gjitha aktivitetet tjera në dobi të shoqërisë.        

Shpresojmë në aktivitete të mëdha me potencialin tonë të vogël.    
Motoja jonë: 

“Për Jetë…”

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar