Alajdin Demiri, analist politik i pavarur apo analist i LR-PDSH?

Alajdin Demiri, analist politik i pavarur apo analist i LR-PDSH?
Loading...

Alajdin Demiri shpeshë në mediumet tona shprehet si analist politik i pavarur, edhe mediat njëkohësisht po e marrin në këtë formë, por më saktësisht ky nuk është analist i pavarur politikë, por ku është i varur kokë e këput në LR-PDSH prej fillimit të saj, e njëjta gjë ndodhë edhe me analistët e tjerë të cilët shfaqen si të pavarur por në fakt ato janë të kyçur në aktivitetet politike, rast konkret kemi edhe Ylber Sela i cili shfaqet si analist i pavarur por shpesh e shohim në takime dhe tubime të BDI-së.

Në lidhje me deklaratën e Ziadin Selës, se a do të lëshoj qeverinë pas 100 ditëshit, kështu deklaron “analisti i pavarur” Alajdin Demiri, duke i dhënë lëvdata bashkpartiakut të vet:

“Ai është vendim principiel dhe i drejtë i LR-PDSH-së dhe i liderit të saj Ziadin Sela. Në një mënyrë tregon konzistencë politike për arsye se tanimë duket se aty mund të bëhet ndonjë dredhi nga ana e Zaevit në aspekt të “ndoshta na duhet kohë, “ndoshta ligji duhet të përsoset”. Nuk e di a është mirë që Sela të braktisë qeverinë për arsyese situata politike është ashtu e ngatërruar që në anën tjetër Menduh Thaçi mezi pret që dikush të del dhe ai të zë vendin e tij, dhe këtë e bënë publike me takimin me Ali Ahmetin. Nga ana tjetër edhe Ali Ahmeti mezi pret që të tërhiqet Sela, sepse në këtë konstelacion Sela u pengon atyre në politikën konzistente me parimet politike, ndërsa Ahmeti e Thaçi mundohen me trukimet e vjetra të mbijetojnë në politikë. Ky vendim duhet të matet edhe anët pozitive edhe anët negative”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik Alajdin Demiri.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar