Anketë ndërmjet të rinjve në SHBA: Më mirë të më godasë meteori se sa të fitojë Tramp apo Klinton

Anketë ndërmjet të rinjve në SHBA: Më mirë të më godasë meteori se sa të fitojë Tramp apo Klinton
Loading...

Amerikanët e rinj janë aq të pakënaqur nga oferta e kandidatëve presidencial që pothuajse një e katërta e tyre në anketa theksojnë se më shumë do të donin që meteori ta shkatërrojë Tokën se sa ta shohin Donald Tramp apo Hilari Klinton në Shtëpinë e Bardhë.

“Një pyetje e tillë është parashtruar me qëllim që të caktohet niveli i pakënaqësisë në mesin e amerikanëve të rinj para zgjedhjeve presidenciale më 8 nëntor”, deklaroi Xhoshua Dajk bashkëkryetar i Qendrës për mendim publik pranë Universitetit Louel në Masaçusets të cilët e publikuan këtë hulumtim.

Nga gjithsejt 1.247 të anketuar të moshës prej 18 deri 35 vjeç, 23 për qind thanë se më tepër dëshirojnë që meteori ta zhdukë Tokën se sa të përjetojnë fitoren e republikanit Donald Tramp apo të demokrates Hilari Klinton.

Madje 53 për qind më tepër dëshirojnë goditje të një meteori të madh se sa Trampin për president të SHBA-së, ndërsa 34 për qind më tepër dëshirojnë shkatërrimin e planetit se sa në Shtëpinë e Bardhë të hyjë Hilari Klinton.

Tridhjetë e nëntë për qind konsiderojnë se është më mirë që Obama të shpallet president i përjetshëm i SHBA-së se sa pushteti t’iu dorëzohet ndonjërit nga kandidatët e tanishëm.

Diçka më shumë se 26 për qind thanë se më mirë është që presidfenti i ri të fitohet përmes – lotarisë.

Mediumet perëndimore theksojnë se kjo anketë është në kundërshtim me jehonën e madhe të të rinjve për zgjedhjet presidenciale në vitin 2008 të cilët siguruan mandat të parë për Obamën.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar