Arbana Xharra godet rëndë Vetëvendosjen sikurse për Lëvizjen BESA që shpifte

Arbana Xharra godet rëndë Vetëvendosjen sikurse për Lëvizjen BESA që shpifte
Loading...

Anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra, i ka goditur sërish Lëvizjen Vetëvendosje për manipulimin e të rinjve, sikurse më parë e cila përzihej në politikën e Maqedonisë ashtu siç ja servonte BDI, e cila me mllef fliste kundra Lëvizjes BESA, duke shpifur për çdo llojë veprimi të Besës.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, duke marrë si shkas lajmet e rrejshme që po i prodhojnë të rinj të Lëvizjes Vetëvendosje, Xharra ka thënë se të rinjtë aty janë krejtësisht të zhveshur prej vullnetit personal dhe se ligje për ta janë rregulloret e Vetëvendosjes dhe jo ligjet e shtetit.

“I manipulojnë dhe indoktrinojnë. Ua shpërlajnë trurin dhe instalojnë mendësi antiinstitucionale dhe antidemokratike. U thonë se akt patriotik është çdo sulm mbi zyrtarë dhe institucione. Ligje për ta janë rregulloret e Vetëvendosjes dhe jo ligjet e shtetit. Militantëve besnikë ua japin nga 200-300 euro në muaj dhe i nxisin të përfshihen në situata të pakthyeshme, që nganjëherë përfundojnë edhe me fatalitet, për të dëshmuar lojalitet ndaj tyre. I shtyjnë të prodhojnë edhe lajme të rrejshme, për interesat e tyre. Ky është vizioni i Lëvizjes Vetëvendosje për rininë, e cila aty është tërësisht e zhveshur prej vullnetit personal. Të rinjtë në Vetëvendosje shfrytëzohen vetëm si agjentë për ekzekutimin e vullnetit të udhëheqësve të tyre”, ka shkruar Xharra.
Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar