Balaj dhe B.Berisha në formacionin e javës në Rusi

Balaj dhe B.Berisha në formacionin e javës në Rusi
Loading...

RusiDy shqiptarë në formacionin më të mirë të javës së 11-të në Premier Leaguen ruse. Bekim Balaj, sulmuesi i kombëtares kuqezi dhe Bernard Berisha mesfushori i përfaqësues së Kosovës janë përzgjedhur në 11-shen më të mirë të javës në kampionatin rus. Si Balaj ashtu edhe Berisha arritën të gjenin rrugën e rrjetës duke ndihmuar skuadrat e tyre respektive Terek Grozny dhe Anzhi Makhackala fitonin sfidat e këtij ruandi ndaj Rubin Kazan dhe Tomsk.

Për t’u ndalur fillimisht te Balaj. 25-vjecari nga Shkodra po përjeton një moment të shkëlqyer që pas transferimit të tij te Terek Grozny. Në sfidën ndaj Rubin Kazan, sulmuesi shqiptar realizoi golin e parë në fitoren 3-1 të skuadrës nga Çeçenia, ndërkohë që kishte merita edhe në penalltinë e akorduar në favor të Terekut, për një prekje të topit me dorë nga një mbrojtës kundërshtar pas një goditjeje me kokë pikërisht nga ana e Bekim Balajt. Ky ishte goli i 4-t për 25-vjecarin në këtë sezon të kampionatit rus, i cili për paraqitjen e shkëlqyer që bëri në sfidën ndaj Rubinit është rreshtuar përkrah sulmuesit të Krylias, Mollo në majën e sulmit të formacionit më të mirë të javës së 11-të në Premier Leaguen ruse.

Në fitoren e fundit të Terek Grozny-it realizoi një supergol edhe Odise Roshi i pari për të me skuadrën nga Cecenia. Përsa i përket Bernard Berishës. Ish mesfushori i Skënderbeut ishte përcaktues duke realizuar golin e tretë në fitoren 0-3 të Anzhit në transfertë ndaj Tomsk. Falë atij finalizimi që ishte i 3-ti në këtë sezon të kampionatit rus Berisha është pozicionuar në krahun e majtë të mesfushës të formacionit më të mirë të javës. I transferuar në Janar të këtij viti nga Skënderbeu te Anzhi, Berisha është shndërruar në vetëm pak kohë në një nga lojtarët më të rëndësishëm të formacionit nga Dagestani. Falë shpejtësisë dhe shpërthimeve të tij në krahun e majtë të mesfushës Bernard Berisha ka fituar menjëherë zemrat e tifozëve  të Anzhit.

25 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar