Balla në SHBA: Ndihmë edhe nga NDI-ja për Reformën Zgjedhore

Balla në SHBA: Ndihmë edhe nga NDI-ja për Reformën Zgjedhore
Loading...

Kreu i grupit parlamentarë të PS-së, Taulant Balla gjatë qëndrimit në SHBA është takuar me përfaqësues të Institutit Demokratik Amerikan. Balla pas takimit tha se NDI është e gatshme të  mbështesë dhe të asistojë Komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Do doja të theksoja që NDI është i gatshëm të mbështesë dhe të asistojë Komisionin e Reformës Zgjedhore përsa i përket reformës së domosdoshme që duhet të konkretizojmë sa më shpejt, edhe përsa i përket çështjes së zgjedhjeve. Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur një komision i cili duhet të konkretizojë punën e tij sa më shpejt”, theksoi Balla.

Balla u shpreh se konkretizimi i këtij memorandumi bashkëpunimi është tepër i vyer për zhvillimin e transparencës së financimit të partive politike në vend, duke qenë se kjo e fundit është një prej çështjeve më të rëndësishme që po diskutohet sot në politikën shqiptare.

“Për ne është shumë e rëndësishme asistenca e vyer që ky institut, siç njihet ndryshe NDI, do të japë për transparencën e financimit të partive politike. Kujtoj që aktualisht një prej çështjeve më të rëndësishme e që po diskutohet edhe në politikën shqiptare është pikërisht transparenca, mënyra si financohen partitë politike në Shqipëri. Kemi një parti politike në Shqipëri mbi të cilën rëndojnë akuza mbi mënyrën e financimit të një veprimtarie lobingu edhe këtu në SHBA”, deklaroi deputeti socialistë, Taulant Balla.

10 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar