Barcelona pa zemër ndaj Sitit, Mesi leksion Guardiolës

Barcelona pa zemër ndaj Sitit, Mesi leksion Guardiolës
Loading...

Leo MesiBarcelona siguron fitoren e tretë në po kaq ndeshje duke hedhur një hap të madh drejt fazës së 1/8-ave të UEFA Champions League edhe pse për të prerë matematikisht biletën i nevojitet vetëm një pikë. Skuadra katalanase kaloi pa shumë vështirësi 4-0 Manchester City në përballjën me të fortë të së mërkurës.

Në “Camp Nou” të besuarit e Luis Enriques i dhanë një leksion futbolli skuadrës së ish-it të madh të mbrëmjes, Pep Guardiola. Lionel Messi ndriçoi natën katalanase me një tregolësh që i siguroi 3 pikë ekipit spanjoll që shtron rrugën për të vazhduar më tej në këtë kompeticion. Në krahun tjetër, Manchester City tregoi limite të theksuara sidomos në fazën sulmuese, duke mos arritur të gjejë çelësin e portës katalanase për 90 minuta. Argjentinasi e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 17. Në të 61-ën, realizoi golin e dytë personal, ndërsa trefishoi 8 minuta më pas. Neymar kompletoi mbrëmjen magjike me një tjetër gol në minutat e fundit. Anglezët e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë për shkak të një gafe të portierit Claudio Bravo, i cili fillimisht dhuroi një top për Suarez dhe tentoi ta ndalte me dorë topin edhe pse ishte disa metra larg zonës së rreptësisë.

Me këtë fitore Barcelona mban kreun e grupit me 9 pikë, e ndjekur nga Manchester City me 4 dhe Borussia Mounchengladbach me 3 që triumfoi 2-0 në fushën e Celtic. Në Londër Arsenali shkatërroi 6-0 bullgarët e Ludogorets, ndërsa në Francë, PSG mundi 3-0 Baselin me gola të Di Marias, Mouras dhe Rabiot. Fitore të lehtë arriti edhe Bayern Munchen që u imponua 4-1 ndaj PSV Eindhoven, ndërsa Atletico Madrid siguroi fitoren e tretë në grupin D pasi kaloi rusët e Rostov 1-0 me gol të Carrasco. Në Grupin B, Napoli u ndal në 3-2 nga Besiktas në “San Paolo” por mbetet në krye me 6 pikë, ndërsa Besiktas u ngjit në kuotën e 5 pikëve i ndjekur nga Benfica me 4 pas suksesit 2-0 në fushën e Dinamos së Kievit.

19 tetor 2016 (gazetaa-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar