Basha në Korçë: Zgjedhje të lira vetëm pa Ramën dhe pas zbatimit të “dekriminalizimit”

Basha në Korçë: Zgjedhje të lira vetëm pa Ramën dhe pas zbatimit të “dekriminalizimit”
Loading...

basha“Pasi nuk ka mbajtur asnjë premtim, Edi Rama nuk mund të përballet me qytetarët në zgjedhje të lira dhe të ndershme, prandaj është kundër votimit dhe numërimit elektronik dhe shpreson se me presionin e krimit dhe paratë e drogës dhe korrupsionit të deformojë vullnetin e zgjedhësve”. Këtë deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në bashkëbisedim me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Korçë. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe largimi i Edi Ramës janë themeli i garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Nuk e deshën votimin elektronik, nuk e duan votimin elektronik se kanë bërë një investim të madh tek droga, tek krimi dhe duan që përmes drogës dhe krimit të diktojnë zgjedhjet e ardhshme. Këtë tashmë s’ua thonë vetëm demokratët, s’ua thonë vetëm shqiptarët por ua thotë e gjithë bota. Portali më i madh amerikan, gazeta e Kongresit Amerikan thonë qartë se Edi Rama e ka mbushur Shqipërinë me drogë me qëllim që të diktojë përmes drogës zgjedhjet e ardhshme. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit do të jetë një nga kushtet thelbësore për zgjedhjet e ardhshme së bashku me kushtin tjetër madhor që kemi vendosur të gjithë së bashku që me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha.

Më e zhgënjyer nga Edi Rama duket se është rinia socialiste. Kleanth Caushi është njëri prej tyre. Duke parë se si të rinjtë e Korçës janë kthyer në përdorues masiv të hashashit, se si vendin e të arsimuarve në administratë e zënë persona me precedentë kriminalë, Kleanth Caushi vendosi t’i bashkohet Partisë Demokratike.

“Ka shumë të rinj të FRESSH dhe të PS që janë shumë të zhgënjyer me këtë qeveri dhe nëse ju më pranoni në familjen tuaj do të isha shumë mirënjohës”.

“Besoj se flas në emër të gjithsecilit prej jush kur them mirë se vjen në PD. Të falenderoj për kurajën, të përgëzoj për qartësinë dhe për vendosmërinë me të cilën shprehe vendimin tënd për t’iu bashkuar PD. Kjo është zgjedhje e natyrshme e qytetarisë. Qytetaria pavarësisht bindjeve politike nuk mund ta pranojë krimin, nuk mund të pranojë drogën, nuk mund të pranojë drogimin e shqiptarëve, drogimin e fëmijëve të tyre si një alternativë me symbyllur, nuk mund të pranojë helmet, nuk mund të pranojë turpet, nuk mund të pranojë varfërinë dhe mashtrimin kokulur”, tha kryedemokrati

17 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar