Basha në Librazhd: E vetmja kontratë që respekton Edi Rama është ajo me krimin

Basha në Librazhd: E vetmja kontratë që respekton Edi Rama është ajo me krimin
Loading...

bashaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dëgjoi dhe bashkëbisedoi me drejtues të strukturave të PD në Librazhd dhe Përrenjas.

“Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në një realitet ku shtetin e ka marrë në dorë krimi dhe trafikantët, ishte në qendër të takimeve. Në kohën kur s’ka mbajtur asnjë premtim, ku papunësia është shtuar, varfëria është rritur përballja e ndershme me qytetarët do të ishte fatale për qeverinë dhe Edi Ramën, tha Basha, duke shtuar se e vetmja shpresë e Edi Ramës është krimi i bërë njësh me pushtetin.

“Gjithçka që po ndodh, krimi, droga, tenderët që vidhen, gjithçka është në funksion të kapjes së zgjedhjeve të ardhshme. Ne duhet të garantojmë proces të lirë zgjedhor. A ka proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor me Edi Ramën kryeministër? A mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me Edi Ramën Kryeministër, me Saimir Tahirin ministër të Brendshëm? Me dy persona që e kanë lidhur ekzistencën e tyre politike me krimin dhe drogën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sepse ata e kanë lidhur veten e tyre me krimin dhe drogën pikërisht për të prishur zgjedhjet, pikërisht sepse kanë frikë nga vota e qytetarëve”, tha më tej kryedemokrati.

Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama për gjendjen e rëndë ekonomike të vendit me papunësi të lartë dhe mjerim, sidomos në zonat rurale, ku sipas kryedemokratit, mungesa e subvencioneve dhe investimeve në bujqësi e kanë vështirësuar edhe më tej gjendjen

“Qytetarët e Shqipërisë e dinë shumë mirë përse kemi ardhur në këtë gjendje. E dinë që Edi Rama i ka braktisur që ditën që mori pushtetin. Që prej ditës së parë që është ulur në atë karrige mirënjohjen s’e ka me qytetarët, e ka me kriminelët që e bënë Kryeministër dhe i bëri deputetë, që e mbështesin dhe i bëri kryetarë bashkish, drejtor të mëdhenj. Ai ju ndihet borxhli atyre dhe paktin e ka të lidhur me ta. Paratë e tenderëve i ndan me ta, drogën që ka mbuluar Përrenjasin dhe gjithë Shqipërinë e ka me ta. Droga është produkt i kriminalizimit të administratës dhe të dyja bashkë janë pjesë e planit të Edi Ramës për të marrë dhe për të mbajtur pushtetin”, tha Basha.

19 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar