Basha: Nuk ka qeveri që i reziston forcës së bashkimit

Basha: Nuk ka qeveri që i reziston forcës së bashkimit
Loading...

Basha ne kamzeKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar dhe ka bashkëbiseduar me drejtues të strukturave të PD në Kamëz.

Detyrë kryesore sot, sipas tij, është që jo vetëm për demokratët por për çdo shqiptar, largimi i oligarkisë dhe sjellja e qytetarit në pushtet. Është shumë e rëndësishme, nënvizoi Basha që çdo qytetar të kuptojë se vota e tyre e lirë dhe e ndershme është forca që kanë qytetarët për të ndëshkuar të keqen dhe vendosur për të ardhmen e tyre dhe fëmijëve të tyre.

“Për pushtet këta janë gati të bëjnë çdo gjë, ta varfërojnë popullin që të qeverisin më kollaj, t’i fusin edhe drogën mbi shpinë edhe krimin mbi shpinë. Detyra jonë është që ai i varfëri, ai i dezoluari, i pashpresi, i zhveshuri nga çdo e ardhur, nga çdo shpresë ta kuptojë se me ne vota e tij, vota e saj ka forcë dhe se kjo forcë nuk është thjeshtë dhe vetëm që të bëjë Lulzim Bashën Kryeministër, por që atij dhe asaj t’i kthejë të drejtat që ka sipas Kushtetutës në këtë vend; të drejtën për ndihmë ekonomike kur s’ka mundësi; të drejtën për rimbursim të ilaçeve kur kjo i takon, – deklaroi kryedemokrati. – Ne duhet të jemi garantët e të drejtave të këtyre njerëzve. Ne do të shporrim një oligarki të lidhur me krimin, do të sjellim qytetarin në pushtet. Si do ta sjellim qytetarin në pushtet?! Duke kufizuar pushtetin, duke fuqizuar zgjedhësin. Ne duhet të mësohemi me votën si instrument në vendimmarrje. Vota e lirë është garancia për të nesërmen.”

24 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar