Basha: Referendum popullor dhe moratorium për mbetjet

Basha: Referendum popullor dhe moratorium për mbetjet
Loading...

Basha ne PDPas takimit me përfaqësues të shoqërisë civile, kreu i Partisë Demokratike theksoi edhe një herë se opozita është e vendosur deri në fund për të mos lejuar importimin e mbetjeve në Shqipëri. Lulzim Basha këmbënguli edhe një herë që fjalnën e fundit ta thotë sovrani me referendum dhe propozoi miratimin e një moratorium që do të pengonte çdo ligj për plehrat.

Ai e konsideroi kryeministrin Rama si një “drejtor psikopat të një burgu” , i cili kërkon të bëjë ç’të dojë me qytetarët e vendit të tij.

“Që në ditën e parë kemi qenë kundër importit të plehrave në Shqipëri. Qeveria e Ramës u tregua e pabesë duke gënjyer qytetarët dhe duke kaluar një ligj që i hap rrugën mafies ndërkombëtare të plehrave, për të helmuar Shqiptarët dhe fëmijët e tyre, – tha Basha. – Kjo çështje ka treguar pafytyrësinë kriminale të Ramës, sepse jo vetëm e anuloi këtë ligj në 2013, por në 2014, krijoi një detyrim ligjor që brenda vitit 2016 të gjitha bashkitë e vendit të përfiundonin procesin e riciklimit të mbetjeve”.

“Sot Rama ka dështuar ta kalojë VKM-në që vetë zbatoi. E gjithë Shqipëria është e mbuluar nga plehrat. Sëmundjet kanceroegjene janë dhjetëfishuar për shkak të plehrave në vend. Tani që nuk pastron dot plehrat e Shqipërisë kërkon të sjellë plehrat e Europës, – vazhdon Basha. – Kjo është një pafytyrësi e tij që e konsideron Shqipërinë jo një vend që ka detyrim t’i shërbejë, por si një burg që sillet si drejtori psikopat i këtij burgu. Ne jemi të bashkuar për të mos e lejuar të importojë plehrat”.

Në fund Basha përsëriti idenë propozimin e shoqërisë civile dhe të opozitës që ligji të përballet me referendum popullor: “Na bashkon ky ligj me shoqërinë civile. Qëndrimi ynë është i qartë, të miratohet dekreti i presidentit. Ta vendosim me referendum popullor dhe bashkë me të të miratohet në Kuvend dhe një moratorium kundër importit të plehrave”.

25 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar