Basha: Vendi u kthye në narko-republikë, kush hesht është i korruptuar

Basha: Vendi u kthye në narko-republikë, kush hesht është i korruptuar
Loading...

 

BASHA PER TAKIMIN ME ALEATET - Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur per gazetaret pas nje takimi me aleatet, ku kane diskutuar ne lidhje me Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nBASHA IN CONFERENCE - Leader of the Democratic Party, Lulzim Basha, speaks to journalists after a meeting with allies, where they discussed about justice reform.Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar tha se u diskutua për keqqeverisjen e Edi Ramës.

Vendimin e Kushtetueses për pezullimin e ligjit të Vetingut,  Basha e konsideroi si të ndërmjetëm por të drejtë.

Basha: “Është një vendim i ndërmjetëm, ne presim vendimin përfundimtar, pa dyshim si vendim i ndërmjetëm është vendim i drejtë sepse i mohon Edi Ramës mundësinë që përmes qehajajve të tij të vendosë se cilët prokurë janë të korruptuar dhe cilët nuk janë”, tha kreu i PD.

Ndërkaq,sipas Bashës, situata në vend është përkeqësuar dhe se vendi është kthyer në narko-republikë.

“Droga po kapet nga autoritetet e huaja dhe jo vendase.  Kjo bëhet që të prishën apo kapen zgjedhjet e ardhshme. PD e quan të papranueshme që qeveria dhe Edi Rama, ka asgjësuar reformën zgjedhore. Sot është e qartë që zgjedhje të lira nuk ka e nuk mund të ketë”, tha Basha.

Duke iu referuar deklaratës së Ylli Manjanit për përdorimin e ushtrisë kundër kanabisit, Basha tha se edhe përfaqësues të mazhorancës e kanë kuptuar gjendjen ku ndodhet vendi. Ai theksoi se kush hesht përballë drogës, është indiferent ose i korruptuar.

“Është një simptomë e gjendjes ku ndodhet vendi. Anëtarë të kabinetit apo përfaqësues të mazhorancës, detyrohen të pranojnë atë që kemi thënë prej një viti, se Shqipëria është kthyer në një narko-republikë. Kush hesht përballë kësaj, shqiptar apo i huaj, ka dy gjëra, indeferencë ose korrupsion. Ose është indiferent, ose është i korruptuar”, u shpreh Basha.

26 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

 

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar