Bashkëpunimi Lëvizja Besa dhe RDK vazhdon me respektim të ndërsjelltë

Bashkëpunimi Lëvizja Besa dhe RDK vazhdon me respektim të ndërsjelltë
Loading...

Këtyre ditëve nëpër disa portale u komentua prezenca e zyrtarëve të RDK-së në tubimet që po zhvillon Lëvizja Besa.
Nga RDK theksojnë se prezenca e zyrtarëve të saj në tubimet që Lëvizja Besa i zhvilloi në fshatin Sllatinë dhe Gradec kishin të bëjnë me bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy subjekteve politike.

“Zyrtar të RDK-së kanë marë pjesë në dy tubimet e fundit që Lëvizja Besa i zhvilloi si rezultat i bashkëpunimit tashmë të bërë publik nga kreu i RDK-së Fadil Zendeli dhe Bilall Kasami nga Lëvizja Besa. Këto tubime kanë qenë të organizuara nga Lëvizja Besa dhe përfaqësues lokal të RDK-së vetëm kanë përshëndetur tubimet”, thonë nga RDK.
Sipas përfaqësuesve të RDK-së në të ardhmen pritet të zhvillohen edhe tubime të përbashkëta të këtyre dy subjekteve politike ku do të marin pjesë edhe aktivistë dhe simpatizant të RDK-së dhe Lëvizjes Besa. Por kjo do të bëhet pasiqë marëveshja për bashkëpunim të kaloj në Kuvendi Qendror RDK-së.

Nga ana tjetër edhe nga zyrtarë të Lëvizjes Besa në këto dy takimet është promovuar bashkëpunimi që këto dy subjekte kanë arritur dhe prezenca e përfaqësuesve të RDK-së është prezantuar si një shenjë e bashkëpunimit në nivel që ekzsiton ndërmjet RDK-së dhe Lëvizjes Besa.

Përndryshe për sonte ( E enjte 27.10.2016) ora 18:00 është paralajmëruar mbledhje e Kuvendit Qendrorë të RDK-së, ku një ndër pikat që do të diskutohet është edhe bashkëpunimi i arritur me Lëvizjen Besa./Tetova1

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar