Bashkim forcash për avionin e parë elektrik

Bashkim forcash për avionin e parë elektrik
Loading...

Programi “E-Fan X” do të vendosë fillimisht një motor elektrik në një avion “BAe 146”. Kompanitë duan të provojnë një version testimi të avionit deri në vitin 2020, me një aplikim komercial pas 5 vitesh.

Kompanitë janë në garë për të prodhuar motorë elektrikë për avionët, pas presionit nga BE-ja për të reduktuar ndotjen në aviacion. Secili nga partnerët në program do të investojë dhjetëra e miliona euro.

Kompanitë po zhvillojnë teknologjinë hibride, pasi fluturimet komerciale tërësisht elektrike, sipas zyrtarëve janë momentalisht të paarritshme.

Pesha e baterive, e kombinuar me peshën e pajisjeve për ftohjen e motorëve elektrikë janë momentalisht dy faktorë kufizues.

“Ne shohim motorin hibrid elektrik si një teknologji tërheqëse për të ardhmen e aviacionit”, thanë ata.
“Rolls Royce” do të garantojë gjeneratorë elektrikë për avionin “E-Fan X”. Turbina që do t’i japë fuqi gjeneratorit do të punojë me karburant dhe do të sigurojë energji për motorin elektrik. Energjia shtesë nga gjeneratori do të ruhet në bankat e baterive dhe do të përdoret gjatë ngritjes apo uljes së avionit, transmeton Top Channel.

Avionët elektrikë do të reduktonin koston e kompanive për shkak të shpenzimeve domethënëse për karburant.

Motorët elektrikë janë më pak të zhurmshëm dhe veçanërisht në aeroportet pranë qendrave të qyteteve mund të aplikohen më shumë fluturime gjatë natës.
Po ashtu është edhe çështja e emërimeve. Avionët elektrikë, ashtu si edhe makinat hibride, janë më të pastër sesa modelet konvencionale.

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Auto

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar