Bëhuni e dashur e përkryer, motivoni partnerin tuaj

Bëhuni e dashur e përkryer, motivoni partnerin tuaj
Loading...

Ja disa këshilla se si ju mund ta motivoni partnerin ,kur ai ka probleme në karrierë.

1.Gjeni arsyen e shqetësimeve të tij

Një nga gjërat e para që duhet të bëni për të mbështetur partnerin është të kuptoni arsyen e trishtimit dhe shqetësimeve të tij. Mos e kritikoni pa i kuptuar mirë arsyet që kanë ndikuar në situatën në të cilën ndodhet.

2.Vlerësoni hapat e tij pozitiv

Nëse e kuptoni që partneri po bën përpjekje për të dalë nga situata në të cilën ndodhet, mos u tregoni shumë kërkuese duke i listuar gjërat që ai ende nuk ka bërë për ju apo detyrimet që ka për të kryer. Mundohuni të vlerësoni dhe falënderoni atë për çdo hap që bën, në mënyrë që ai të ndihet i motivuar për ta kaluar situatën e vështirë në të cilën ndodhet.

3.Nxirrni në pah suksesin e tij

Nëse partneri juaj ndihet i demoralizuar, ndihmojeni atë duke i nxjerrë në pah arritjet dhe suksesin që ka arritur deri në atë çast. Fjalët që do t’i thoni do ta motivojnë shumë.

4.Mos i bëni presion

Nëse partneri juaj ndodhet në një situatë të vështirë, mundohuni të mos i shprehni pakënaqësitë tuaja dhe t’i bëni vazhdimisht presion se ai nuk po ju kushton vëmendjen dhe kohën e duhur. Kini parasysh se ky është çasti kur ai ka nevojë për ndihmën tuaj. Për këtë arsye duhet të keni durim dhe të tregoni mirëkuptim.

5.Këshilloni partnerin tuaj

Këshillojeni partnerin, që nëse ka probleme me punën, shoqërinë apo familjen, të tregohet më i matur e t’i hedhë hapat në mënyrë graduale derisa të arrijë objektivat e dëshiruar. Vetëm me shumë përkushtim dhe durim mund të ecet përpara

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar