Berisha denoncon: Mjekët lanë të sëmurët për takimin me Ramën

Berisha denoncon: Mjekët lanë të sëmurët për takimin me Ramën
Loading...

BerishaIsh-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në rrjetin e tij social ‘Facebook’ një mesazh nga qytetari dixhital, ku ky i fundit i ankohet atij se mjekët në Lezhë kanë braktisur punën pasi në spital vinte kryeministri Edi Rama. Në denoncim thuhet se qytetarët kanë nevojë për mjekët dhe jo për Ramën.

“Qytetari dixhital ankohet:

Mjeket ne Lezhe lene te semuret per te shkuar me detyrim ne takim me Edi Ramen! sb

“Shiko se cfare behet o zoti Berisha… te semuret presin per mjeket qe ti vizitojne dhe mjeket shkojne te takojne ate te semurin Edi Ramen… se mos valle ka ndonje problem me diabetin ky “i gjati” dhe prandaj e ka marre kete doktoreshen qe ta vizitoje… Kjo nk eshte e falshme.. njerzit kane nevoje per mjeket jo per edin””, citohet në mesazhin që ka publikuar Berisha, i cili ka publikuar edhe një video ku shfaqet Rama duke hyrë në ambientet e spitalit të Lezhës.

18 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar