Besa e votoi Ligjin për gjuhen shqipe dhe Ligjin e tregjeve të gjelbra

Besa e votoi Ligjin për gjuhen shqipe dhe Ligjin e tregjeve të gjelbra
Loading...

Propozim Ligji i Qeverisë për përdorimin e gjuhëve, është votuar sot në Kuvend. Pasi pushteti nuk mundi të sigurojë kuorum të martën, sot në kuvend ishin të pranishëm 69 deputetë.  Ky ligj kaloi me 69 vota pro, ndërsa për shkak se duhej të kalojë edhe me badenter, respektivisht me votim edhe të deputetëve të cilët nuk i përkasin nacionalitetit maqedonas, Ligji për përdorimin e gjuhëve mori 28 vota pro, një votë e përmbajtur dhe asnjë votë kundër. Deputeti i BDI-së Artan Grubi pas, përfundimit të seancës, deklaroi se me këtë ligj, pas 15 viteve rrumbullaksohet Marrëveshja e Ohrit.

Artan Grubi, BDI
Mendoj që ky sukses është i përbashkët, i deputetëve në Kuvend, i mediave, i shoqërisë civile dhe i shoqërisë në përgjithësi shqiptare dhe të tjerë në RM. Sot me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve me 69 vota pro dhe asnjë votë kundër, u rrumbullakësua pjesa normative e MO-së”.

Ndërsa deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, deklaroi se edhe pse votuan këtë ligj, ai nuk e zyrtarizon gjuhën shqipe.

 Fadil Zendeli, Lëvizja BESA
Edhe në leximin e parë por edhe sot në leximin  e dytë e votuam ligjin për gjuhët, edhe pse edhe më herët para jush i kemi shprehur ato vërejtje të cilët i kemi pasur ndaj këtij ligji, duke përfshirë edhe atë se me këtë ligj nuk zyrtarizohet gjuha shqipe por vetëm avancohet”.

Në seancën e sotme, nuk morën pjesë deputetët e VMRO-DPMNE-së.  Me propozim ligjin e miratuar sot nga Kuvendi, “paralelisht rregullohen parimet, mënyra dhe përgjegjësia e institucioneve për të mundësuar përdorim zyrtar të gjuhës të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimit të saj ‘vis a vis’ të drejtës së qytetarëve për të përdorur dhe zbatuar atë gjuhë në procedura zyrtare. Njëherit rregullohet edhe përdorimi i gjuhëve tjera, të cilat i flasin qytetarët e bashkësive që janë më pak se 20%”  Sipas këtij  Ligji është paraparë që edhe paratë, pullat postare, fletëpagesat, raportet fiskale, uniformat e policisë, zjarrfikësve dhe mjekëve të jenë të shkruara edhe në gjuhën të cilën e flasin së paku  20% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë.

Gjuha Shqipe është përkufizuar si gjuha që e flasin të paktën 20% e popullatës, dhe ky përkufizim paraqitet vetëm në nenin 1 të këtij ligji, në kllapa.

Sa i përket punës së Kuvendit, sikurse deri më tani, deputetët do të kenë të drejtë të flasin dhe të drejtojnë seanca të komisioneve në gjuhën e tyre amtare. Por, është diskutabile se a do të vlen kjo normë edhe për kryetarin e Kuvendit.

Edhe seancat qeveritare mund të udhëhiqen në gjuhën që e flasin 20% i popullatës së Maqedonisë. Ndërsa institucionet obligohen që në afat prej gjashtë muajsh fillimisht t’i ndryshojnë emrat ose mbishkrimet në hyrje të institucionit dhe t’i shkruajnë ato njësoj në shqip dhe maqedonisht, me madhësinë e njëjtë dhe pamjen e njëjtë. Përveç kësaj, institucionet dhe njësitet rajonale obligohen t’i bëjnë në dy gjuhë edhe vulat e tyre. Një vit nga hyrja në fuqi e ligjit, institucionet duhet t’i zbatojnë ndryshimet tërësisht. Për të implementuar tërësisht dygjuhësinë, do të nevojiten afro 2 milionë euro shtesë që ministria tha se do të sigurohen nga buxheti i vitit 2018. Institucionet gjithashtu obligohen që ueb faqet e tyre t’i kenë edhe në gjuhën e 20-përqindëshit.

Mefail Ismaili /SHENJA/

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar