Bilall Kasami: Pa më arrestuar mua, asnjë shqiptarë nuk mund të arrestohet me procese të montuara derisa është BESA

Bilall Kasami: Pa më arrestuar mua, asnjë shqiptarë nuk mund të arrestohet me procese të montuara derisa është BESA
Loading...

I ftuar në emisionin ClickPlus ishte kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i cili përballë analistëve Lirim Dullovi, Imer Ismaili dhe Ismet Ramadani shpalosi platformën e kësaj BESËS – Ridefinimin.
Kasami ka thënë se jo me çdo kusht BESA do të jetë në qeveri. Ajo do të pranojë pjesë vetëm kur të plotësohen kërkesat e kësaj Lëvizje, siç është platforma për RIDEFINIMIN e shtetit të Maqedonisë. Në rast të mospranimit të kësaj kërkese nga pala maqedonase, Kasami ka lënë të nënkuptohet se BESA do të jetë në opozitë dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e radikalizimit të veprimeve për arritjen e synimeve që shqiptarët të jenë popull me të drejta të barabarta në Maqedoni.
Ai ka thene se askush nuk mund ta arrestoje ndonje shqiptar me procese te montuara gjyqesore pa e terhequr se pari ate si kryetar bashke me tere anetaresine.
“Nëse ky popull ‘donë’ burrështetas që do ti shantantazhojnë bijat, motrat dhe gratë tona të punësuara në institucionet shtetërore, le ta votojnë BDI – në e jo neve, sepse për ne është i shenjtë morali i gruas, i familjes. Për BESËN janë të shenjta vlerat familjare dhe familja e shëndosh. Nëse ky popull don që cdo vit të ketë Sopot, Brodec, mos të na votojë neve, le ta votojë BDI – në sepse ne këtë nuk do ta lejojmë kurrë më të ndodh me shqiptarët e Maqedonisë”, ka thënë Kasami./Sakte.net

258
Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar