Bili me 20 persona shan Kryetarin e BESËS nga Tetova Nexhbedin Kahremanin

Bili me 20 persona shan Kryetarin e BESËS nga Tetova Nexhbedin Kahremanin
Loading...

– Është e qartë më se, as vendasit, po as degët e nëndegët, Bili nuk i ka më nën kontroll të tij, kjo shihet qartë në organizimin e protestës para ambulancës së z. Nexhbedin Kahremanit, ku prezent ishin 20 e me pak njerëz. Ato haptas i kanë kthyer shpinën Bili Bilit pasi ai nuk është më kryetar i partisë Lëvizjes Besa, dhe se ky ndryshim i kryetarit u prit nga shumica e këshillit qendror, dhe se kjo pritet edhe të zyrtarizohet për një afat kohor shumë të shkurt që Bilalli Kasami nuk do të jetë më kryetar edhe formal i Lëvizjes Besa, struktura e ngushtë po edhe ajo më e gjerë e kanë kuptuar që Bilall Kasami po keq shfrytëzon vullnetin e mirë të qytetarëve dhe dashamirëve të Lëvizjes Besa për Interesa Personale duke rritur presion para anëtarëve të kryesisë që të marrë mandatin e deputetit prapë nga Nexhbedin Kaheremani, që e humbi pasi, humbi zgjedhjet lokale.

Aktivistët e denjë e Lëvizjes Besa janë sy hapur rreth rastit dhe shohin që Bilall Kasami është jashtë normave statusore, dhe se ai po e bën peng partinë për Interesa personale, dhe se kjo dita e ditës më shumë po dëshmohet, e rastësishme apo jo ai pasi që tradhtoi partinë e tij, ju bashkuan njerëzit që për opinion por edhe për strukturën e thjesht ishin haptas me oponentin politik BDI-së ndërsa sot janë me Bilall Kasamin, kjo ka irrituar tej mase dhe së fundi kjo rezultoi se ngeli me 20 persona protesta kundër Ushtruesit të Detyrës kryetarit të Lëvizjes Besa z.Nexhbedin Kahremanit, ato gjithashtu me statuse i rikujton se me 20 persona as nuk bëhet deputet e as nuk shkarkohet një deputet.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar