Bob Dylan  fshin Nobelin edhe nga faqja e vet

Bob Dylan  fshin Nobelin edhe nga faqja e vet
Loading...

BobTashmë dihet se Bob Dylan nuk ka dhënë asnjë koment për çmimin Nobël. Për herë të parë ai ka reaguar duke kërkuar heqjen e njoftimit ne faqen e tij të interentis,  se është pikërisht ai laureati i këtij çmimi prestigjioz. E shkruar me fjalë të thjeshta “Fitues i Çmimit Nobel për Letërsi”, nuk figuron më askund dhe ai mbetet thjesht Bob Dylan në faqen e tij zyrtare të internetit. Të gjitha përpjekjet për ta kontaktuar kanë dështuar. Edhe ato të bëra nëpërmjet bashkëpunëtorëve të ngushtë kanë patur të njëjtin rezultat. Kantautori ka preferuar të heshtë.

Nuk është hera e parë që Dylan zhduket nga vëmendja e publikut, pikërisht kur ai është më shumë në qendër të tij. Në korrik të vitit 1966, ai pësoi një aksident në kulmin e famës. Për muaj e muaj ai qëndroi heshtur, ndërsa më pas e theu atë duke pranuar që ishte lënduar nga goditjet, por më shumë sesa aq, ai dëshironte vërtetë që të qëndronte larg njerëzve, mediave, zërave.

Tani është Akademia Suedeze e Shkencave ajo që pret gjurmë nga Bob Dylan. Kantautori i famshëm amerikan ka vazhduar me axhendën e tij të koncerteve pa lënë vend për më shumë komente, por vetëm ka preferuar të performojë në skenë.  Ndërkohë, ka patur edhe zëra të shumtë kritikë mbi meritën e teksteve të tij.

21 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

 

 

 

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | ShowBiz

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar