Botërori i klubeve/ Al Jazira kalon Urawan, në gjysmëfinale gjen Realin

Botërori i klubeve/ Al Jazira kalon Urawan, në gjysmëfinale gjen Realin
Loading...

Al Jazira do të jetë rivali i Realit të Madridit në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve. Skuadra nga Emiratatet e Bashkuara Arabe surprizoi në ndeshjen e luajtur në Abu Dhabi, duke mundur 1-0 japonezët e Urawa Red Diamonds.

Japonezët patën mundësinë më të mirë të takimit për të zhbllokuar rezultatin me anë të Shinzo Korokit, por ky i fundit nga fare pranë goditi jo saktë. Al Jazira u kundërpërgjigj me anë të Musallem Fayez, por portieri Shusaku Nishikawa reagoi mirë në goditjen me kokë të këtij të fundit.

Në fillimin e pjesës së dytë ekipi nga Emiratet e Bashkuara Arabe mori avantazhin me brazilianin Romarinho, që depërtoi në mbrojtjen e Urawas duke shërbyer për Ali Ahmet Mabkhout, i cili goditi mes këmbëve të portierit Nishikawa duke i dhënë epërsinë të tijve në të 52-tën.

Deri në fund Al Jazira mundi të ruajë rezultatin dhe me datë 13 dhjetor do të luajë ndaj Realit të Madridit në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve.

10 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar