“Brexit”, bankat drejt largimit nga Britania

“Brexit”, bankat drejt largimit nga Britania
Loading...

_92057769_mediaitem92057768Bankat e mëdha po përgatiten për tu larguar nga Britania e Madhe, për shkak të frikës se “Brexit”. Kjo është paralajmëruar nga Shoqata Britanike e Bankave. Kreu i shoqatës së bankave Anthony Browne theksoi se edhe bankat e vogla janë duke planifikuar mundësinë e zhvendosjes gjatë 2017-s.

Browne paralajmëroi se debati publik e ai politik i momentit po i çon në një drejtim të gabuar, në një kohë kur çështjet e biznesit nuk mund të presin për në minutën e fundit.

Sipas tij, transferimi i aktivitetit të bankave të mëdha ndërkombëtare jashtë Anglisë bëhet për t’i shërbyer më mirë klientelës.

Në kohën e referendumit, pjesa më e madhe e bankave në Angli ishin shprehur për qëndrimin në Bashkimin Europian.

23 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar