Brukseli nuk komenton se a mendon të ndërmerr masa kundër obstruksioneve PSP-së

Brukseli nuk komenton se a mendon të ndërmerr masa kundër obstruksioneve PSP-së
Loading...

Komisioni Evropian (KE) ka përsëritur se Prokuroria Speciale Publike (PSP) është pjesë kyçe e Marrëveshjes së Përzhinës, të nënshkruar nga të gjithë liderët e katër partive në vend, VMRO – DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH.

Megjithatë, nga Brukseli, tani për tani nuk duan të komentojnë se a do të marrin masa më të ashpra ose sanksione për shkak të bllokadës që po i bëhet punës së PSP-së, megjithatë e gjithë ajo do të pasqyrohet në raportin e progresit për Maqedoninë.

“Komisioni Evropian, ngelë në qëndrimin e njëjtë nga jave e kaluar”, deklaruan nga Komisioni.

Bruksel javën e kaluar rikujtoi liderët e partive politike disa herë që janë të detyruara që ta përkrahin punën e PSP-së, pa kryer obstruksione.

“Komisioni Evropian i inkurajon të gjitha institucionet e Maqedonisë që të veprojnë në kuadër të detyrimeve nga Marrëveshja e Përzhinës dhe ta përkrahin punën e PSP-së, pa kurrfarë obstruksione, tha zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq, në lidhje me obstruksionet që i bëhet PSP-së në hetimin në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), transmeton Portalb.

Ajo theksoi edhe rëndësinë juridike, por edhe politike për përgjimet dhe për përmbajtjet që dalin nga to.

“Ashtu sikur Bashkimi Evropian, disa herë ka theksuar edhe komesari, Johanes Han gjatë vizitës në Shkup se Prokuroria Speciale është element kyç i Marrëveshjes së Përzhinës, të nënshkruar nga të gjithë liderët kryesor të partive politike. Të gjithë disa herë janë detyruar që ta përkrahin dhe t’ia lehtësojnë punën PSP-së, pa obstruksione. Bashkimi Evropian, fuqishëm i inkurajon të gjitha trupat në vend për të vepruar në kuadër të këtyre detyrimeve të qarta dhe plotësisht ta respektojmë pozicionin juridik të PSP-së. Bashkimi Evropian, e thekson rëndësinë e përgjegjësisë politike dhe juridike të mbisundimit të së drejtës dhe kjo është kyçe për kthimin e vendit në rrugën euroatlantike dhe për kthimin e besimit te qytetarët”, tha Kocijançiq.

Për obstruksionet ndaj punës së PSP-së, ka reaguar edhe Ambasada e BE-së në Shkup nga e cila kanë bërë thirrje deri të gjitha palëve në Maqedoni që t’i përmbahen marrëveshjes së e arritur në Përzhinë dhe të mos pengojnë punën e Prokurorisë Speciale Publike.

Edhe Ambasada e SHBA-së ka porositur palët që PSP-së t’i lejohet të kryej hetimet, pa pengesa, duke shtuar se institucionet shtetërore dhe partitë politike duhet të bashkëpunojnë në këtë drejtim, pasi vërtetimi i përgjegjësisë për përgjimet është një nga hapat e daljes së vendit nga kriza e tanishme politike.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar