Çështja çame, Rama: Grekët s’kanë çfarë force të na tregojnë, deklaratat për konsum

Çështja çame, Rama: Grekët s’kanë çfarë force të na tregojnë, deklaratat për konsum
Loading...

Rama ‘replikë’ Thaçit e Hoxhajt: Në Serbi s’fola në emër të Kosovës por për Kosovën. Këtë nuk ma ndalon dot njeri.

Prime Minister of Albania Edi Rama is interviewed by Reuters at the Kennedy School of Government at Harvard University in CambridgeKryeministri Edi Rama i ftuar sonte  në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në “Neës24”, foli për vizitën e tij në Serbi dhe deklaratave që bëri për Kosovën, të cilat ndezën një debat. “Për sa i përket Beogradit mendoj që është hedhur një hap i mirë parapara duke rivendosur në qendër të vëmendjes çështjen e Kosovës dhe nga ana tjetër duke ndeshur një reagim ndryshe që nuk do të thotë se në anën serbe ka përparuar ideja e njohjes së pavarësisë, por do të thotë që është mirë që ne të imponojmë këtë normalitet që do të thotë një e vërtetë e jona e pakontestueshme të thuhet qartë dhe përherë edhe në mes të Beogradit. Duke i mësuar dhe ata, veshët e tyre me këtë të vërtetë që nuk janë mësuar ta dëgjojnë atje brenda dhe për më tepër të thënë publikisht. Unë nuk flas në emër të Kosovës por për Kosovën dhe këtë as nuk ma ndalon dot njeri dhe as është e nevojshme t’i marr dorën kujt nëse duhet të flas apo jo për Kosovën”, tha Rama.

Në lidhje me deklaratat e ministri të Jashtëm grek, i cili kujton forcën greke, ushtrinë, flotën etj, Rama tha se kjo  është një deklaratë për konsum të brendshëm, në opinionin publik grek. “Jemi dy vende anëtare të NATO-s, dhe siç e dimë ne e dinë dhe fqinjët tanë grekë, kështu që këto lloj deklaratash janë konsum i brendshëm që nuk është i panjohur në politikën greke dhe s’ka asnjë problem për ne. Nuk i marrim dot seriozisht si kërcënime, sepse unë nuk i konsideroj kërcënime, i konsideroj një shprehje vetëndjehjeje nga ana e fqinjëve tanë atje brenda. Por ne s’kanë çfarë force na tregojnë fare. Ne kemi ndërtuar një marrëdhënie simetrike me Greqinë dhe me të gjithë. Ne nuk jemi as superfuqi, as nuk mendojmë që jemi të veçantë dhe të tjerët duhet të na dëgjojnë dhe të na rrinë gatitu. Nuk i imponohemi askujt. Ne thjesht kemi një princip, brenda 28 mijë kilometrave katrorë të Shqipërisë vendosim ne. Dhe interesat tona nuk negociohen, as në Athinë, as në Beograd dhe asgjëkundi tjetër. Interesat tona negociohen këtu midis nesh”, tha Rama.

Nëse ka apo jo një lloj tensioni brenda koalicionit me zotin Meta dhe zotin Idrizi, Kryeministri tha:-“ Unë kam kuptuar një gjë që lufta midis meje dhe Ilir Metës, që kurse ne jemi bashkuar në një koalicion është një nga burimet që frymëzojnë gazetarinë tonë dhe vazhdimisht prodhon skenarë, prodhon tablo sinoptike, prodhon analiza. Por luiftë midis meje dhe Ilir Metës nuk ka. Ne jemi në një koalicion jo në një parti. Nëse më tregoni një koalicion, jo këtu por në të gjithë Europën që nuk ka fërkime, kontradikta, atëherë unë do tju them, po paska dhe një të tillë. Unë ju them që në funksion të reformave koalicioni ynë është më kompakt se çdo koalicion tjetër që ka në Europë”, tha ai.

18 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar