Champions League: Lionel Mesi, makthi i Guardiolës

Champions League: Lionel Mesi, makthi i Guardiolës
Loading...

Barca1-1“Është padyshim lojtari më i mirë në botë” , kishte thënë Guardiola në vigjilje të Barcelona-Manchester City, por me siguri shpresonte që Mesi të mos ta demonstronte dicka të tillë pikërisht kundër tij. Ndodhi ndryshe, pasi argjentinasi vendosi që ajo duhej të ishte mbrëmja e tij, duke “shkatërruar” rikthimin e Guardiolës në Camp Nou, duke marrë titujt e parë të gazetave dhe duke lënë në hije trajnerin që ndërtoi rreth tij një skuadër fantastike te Barcelona.

Guardiola është përballur me Mesin tre herë si kundërshtar, gjithmonë në Champions, është mundur dy herë si dhe ka arritur një fitore që nuk i bëri punë, në gjysmëfinalen e kthimit të 2015, me Bajernin që fitoi 3-2 në Mynih pasi ishte mundur 3-0 në Barcelonë.

Vlen të theksohet se argjentinasi i ka shënuar plot 5 gola mësuesit të tij, dygolësh në gjysmëfinalen e parë të 2015, dhe tregolësh në përballjen e fundit, ku nuk i la shpëtim Barcelonës. Guardiola ka luajtur 4 herë në Spanjë si kundërshtar në stolat e Bajernit dhe Sitit, ka pësuar 4 humbje e madje skuadrat e tij nuk kanë shënuar asnjë gol në fushat e Barcelonës, Realid të Madridit dhe Atletikos.

“Është gjithmonë e vështirë të luash kundër Barcelonës edhe kur je me 11 lojtarë, lëre pastaj me 10. Është e qartë që Barcelona ka shumë kualitet, por deri në ndeshkimin e Bravos në minutën e 52 me karton të kuq, ndeshja ishte e hapur. Nuk është një cerekfinale, kemi kohë për tu përmirësuar. Messi gjithmonë ka qenë kështu. Që kur e njoh bën këto gjëra dhe vazhdon ti bëjë. Komplimente për ndeshjen e madhe që bëri”.

Në krahun tjetër, Luis Enrique i gëzohet tregolëshit të numrit 10 te Barcelonës, ndërsa shtypi spanjoll kishte tituj vetëm për Mesin. “Mesi bën atë që do, shkruante Marca ndërsa për El Mundo Deportivo, “Mesi është taktika më e mirë që egziston”.

20 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar