Chelsea super, Conte leksion Ranierit

Chelsea super, Conte leksion Ranierit
Loading...

celsaTre gola ndaj Leicester në një tjetër derbi italian të stolave në Premier League me Conten që triumfon ndaj Ranierit. Chelsea dominoi gjerë e gjatë ndaj kampionëve në fuqi të Anglisë, përfundoi 3-0 një ndeshje pa shumë histori si futboll, por një histori të bukur e dhuruan Diego Costa dhe Eden Hazard që pas shënimit të golave festuan duke formuar me gishta germën W, një dedikim ndaj shokut të skuadrës Willian, e ëma e të cilit humbi jetën pas një sëmundje të rëndë.

Chelsea dominuar që në pjesën e parë, një skuadër agresive sipas modelit të Conte-s  me Pedro e Hazard pak më të tërhequr në krahasim me Diego Costën. Është pikërisht spanjolli ai që në minutën e 7 firmos kolin e 1-0 pas fintes së Matic duke shfrytëzuar përgjumjen e mbrojtjes së Leicester.

Ndeshje e vuajtur për Foxes me shtyllën e goditur nga Luiz në minutën e 28 konfirmon meritat e Chelseat që gjeti golin e dytë në minutën e 33 me Hazard që u gjend përballë Scheikel, dribloi dhe portierin danez për të festuar.

Në pjesën e dytë shihet një Leicester disi më luftarak por pa mundur të bëjë ndonjë gjë të mëdha, hyn në lojë dhe Chalobah dhe është e tija fintja në kombinimin e kërkuar nga Mosses me nigerianin që shënon dhe golin e tretë

Ranieri në stol nuk është aspak i qetë, pasi Leicestyeri është një skuadër krejt tjetër nga ajo që në 15 majin e kaluar u prit në Stamford Bridge me duartrokitjet për të festuar fitimin e titullit. Kanë kaluar 5 muaj dhe muzika ka ndryshuar. Për Leicester është disfata e katërt radhazi në transfertë në kampionat, ka barazuar rekordin negativ të Blackborn në 1995-1996 kur e niste atë sezon si kampion në fuqi, “dhelprat” duhet të mendojnë për të mbijetuar.

15 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar