CNN: ISIS vret 284 persona në Mosul, mes tyre edhe fëmijë

CNN: ISIS vret 284 persona në Mosul, mes tyre edhe fëmijë
Loading...

MosulLuftime të dhunshme janë zhvilluar në orët e fundit në Tal Kayf, lokalitet strategjik rreth 10 kilometra në veri-lindje të Mosulit., Peshmergat kanë zmbrapsur trupat e ISIS-t dhe së shpejti pritet të hyjnë në fshat. Ndërkohë Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, ka mbërritur në Baghdad për të vlerësuar personalisht progresin ushtarake në betejën për të rimarrë Mosulin që ndodhet në duart e ISIS-it.

Sipas mediave të huaja, Shteti islamik ka vrarë në gjakftohtësi 284 burra dhe djem gjatë një ekzekutimi në masë mes të enjtes dhe së premtes në Mosul. Pasi ka masakruar viktimat, shkruan CNN, – xhihadistët kanë përdorur buldozerët për t’i hedhur viktimat në një gropë të përbashkët pranë vendit të ekzekutimit, në veri të qytetit.

Viktimat janë vrarë me armë zjarri, në shumë raste janë qëlluar edhe fëmijë, – ka thënë një burim, i cili ka dashur të qëndrojë anonim, sepse nuk është i autorizuar të flasë me mediat. Edhe CNN nuk ka mundur të konfirmojë denoncimin.

Më herët, një sulm i Shtetit Islamik, ka shkaktuar të paktën 46 të vdekur në Kirkuk në veri të Irakut. “Kemi të paktën 46 të vdekur dhe 133 të plagosur, shumë nga të cilët anëtarë të shërbimeve të sigurisë, siç rezulton nga luftimet me Daesh-in (ose ISIS në arabisht)”, – ka thënë një gjeneral i Ministrisë së Brendshme irakene. Bilanci është konfirmuar edhe nga mjekët. Sipas gjeneralit, kanë vdekur edhe të paktën 25 xhihadistë.

22 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar