De Biasi do ta sfidojë Italinë në Bolonja

De Biasi do ta sfidojë Italinë në Bolonja
Loading...

8debiaziNjë protagonist absolut në krye të Kombëtares dhe tashmë një personazh mjaft i dashur në Itali. Pasi paralajmëroi “të kaltrit” se nuk do ta kenë aspak të lehtë ndaj Shqipërisë, Gianni De Biasi ka folur edhe për duelin e 24 Marsit, ku kuqezinjtë do të jenë ekipi udhëtues.

Në një intervistë të gjatë për gazetën italiane “Tuttosport”, të publikuar edhe në faqen e parë, trajneri italo-shqiptar, zbuloi edhe preferencat, për qytetin e mundshëm ku do të luhet ndeshja e vlefshme për Grupin G kualifikues të Botërorit 2018.

“Do të më pëlqente të luaja në Veri të Italisë. Ndoshta në Torino, ku vetëm pak ditë më parë u zhvillua ndeshja me Spanjën, apo ndoshta edhe në Verona. Për mua do të ishin ideale edhe qytete si Udine dhe Bolonja, ndërsa do të shkoja me dëshirë te kjo e fundit, nëse do të më duhej të zgjidhja”, deklaroi De Biasi.

Në prononcimin për gazetën torineze, ishte e pashmangshme edhe analiza rreth ekipit “granata”, goditjeve në merkato dhe punës së mirë nga drejtuesit e klubit, në hartimin e një projekti ambicioz dhe përforcimit të skuadrës me lojtarë të rëndësishëm.

Nuk mund të mungonte edhe një koment për Arlind Ajetin, me De Biasin që u shfaq i lumtur për rikuperimin e plot të mbrojtësit të Torinos dhe u shpreh i sigurt se nëse trajneri Mihajlovic do ti japë një shans, 23-vjeçari nuk do ta zhgënjejë pritshmëritë, pas paraqitjeve të shkëlqyera gjatë sezonit të kaluar në Serinë A me Frosinonen.

14 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar