De Biasi: Po kërkojmë talente në Europë

De Biasi: Po kërkojmë talente në Europë
Loading...

sportGianni De Biasi ishte i pranishëm në stadiumin “Bruno Benelli” në shoqërinë e Arrigo Saçhi-t, që cilësohet si një prej trajnerët më të mëdhenj të historisë së futbollit. Drejtuesi i stolit të Kombëtares ndoqi në aksion 17-vjeçarët kuqezi, të impenjuar në kualifikueset e Europianit 2017, ndërsa foli për talentët e së ardhmes te Shqipëria. Një projekt i nisur afro dy vjet më parë, për një punë të bashkërenduar ndërmjet teknikut të Kombëtares A dhe trajnerëve të përfaqësueseve të moshave, për të përzgjedhur dhe ndjekur hap pas hapi zhvillimin e lojtarëve premtues.

“Prej katër vitesh po punojmë për afrimin e të rinjve në Kombëtare. Paolo Tramezzani prej dy vitesh është drejtues teknik i sektorit të të rinjve dhe po bën një punë shumë të mirë në këtë drejtim. Po punojmë te cilësia, për të krijuar një strukturë të re dhe për ti transmetuar një mentalitet të ri këtyre të rinjve. Kemi shumë talentë të shpërndarë nëpër Europë dhe gjithmonë provojmë të organizojmë seleksionime në shtete të ndryshme, për të rritur nivelin teknik të skuadrës”, u shpreh De Biasi.

Shqipëria mbetet në kërkim të talenteve dhe këtë e konfirmon më së miri përfaqësuesja e 17-vjeçarëve e drejtuar nga trajneri Mustedanagic, që ka në kontingjent lojtarë të cilët aktivizohen në Itali, Greqi, Angli, Francë dhe Irlandë. Kërkimi i talenteve për t’iu shtuar radhët e kuqezinjve vazhdon dhe e ardhmja duket premtuese.

26 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar