Debat PD-PS për shifrat e azilkëruesve në Gjermani

Debat PD-PS për shifrat e azilkëruesve në Gjermani
Loading...

Komisioni i JashtemKriza e emigrantëve, ka rritur nga ana tjetër dhe kërkesën e Shqiptarëve për azil, kryesisht drejt Gjermanisë.  Kjo temë u bë objekt debatesh e qëndrimesh të ndryshme në Komisionin parlamentar të Jashtëm, gjatë ditës së stome.

Kanë qenë përfaqësuesit e opozitës në Komision, ata të cilët kanë shprehën shqetësimin se edhe këtë vit ka një trend rritës të shqiptarëve që i drejtohen Gjermanisë me synim marrjen e statusit të azilantit.

Por ky pretendim është hedhur poshtë nga kryetarja e Komisionit Arta Dade e cila, duke iu referuar raporteve të institucioneve të Bashkimit Europian, tha se ka një rënie drastike të shqiptarëve që i drejtohen Gjermanisë, dhe se tashmë po zhvillohet një proces për rikthimin e atyre që kanë emigruar.

Gjatë vitit 2015, rezulton se rreth 66 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian.

25 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar