Dega e Labunishtës në mbeshtetje te Nexhbedin Kahremanit (DOKUMENT)

Dega e Labunishtës në mbeshtetje te Nexhbedin Kahremanit (DOKUMENT)
Loading...

Mbledhje e këshillit komunal të Lëvizjes BESA Llabunishtë e mbajtur më datë 07.01.2018 me fillim në ora 19:00.

Me mbledhjen udhëheqi kryetari i këshillit komunal z.Agim Beqiroski dhe i njëjti kishte vetëm një pikë për rendin e ditës.

RENDI I DITËS

1. Shqyrtimi i ngjarjeve aktuale në Lëvizjen BESA dhe marrja e vendimeve për të njëjtat.

Pas gjithë debatit dhe shterjes së gjithë diskutimit nga anëtarët e pranishëm, nga mbledhja unanimisht u morrën këto tre vendime:

1. Fuqishëm përkrahim vendimin nga mbledhja e Këshillit Qendror të mbajtur më datë 06.01.2018 në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup për shkarkimin tani më të ish-kryetarit;

2. Këshilli komunal i Lëvizjes BESA në Llabunishtë fuqishëm përkrah emërimin e Prof.Nexhbedin Kahremanit për U.D. kryetar të Lëvizjes BESA;

3. Këshilli komunal i Lëvizjes BESA Llabunishtë kërkon nga U.D. kryetari i Lëvizjes BESA prof.Nexhbedin Kahremani si dhe nga organet e partisë angazhim të plotë për organizimin e kongresit të parë të partisë dhe riafirmimi për bartësit nga të cilët ishte e njohur por edhe sot Lëvizja BESA.

 

Kryetar i Këshillit Komunal të Lëvizjes BESA Llabunishtë

Agim Beqiroski

 

Llabunishtë, 07.01.2018

 

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar