Dialogu Kosovë-Serbi rinis të mërkurën

Dialogu Kosovë-Serbi rinis të mërkurën
Loading...

Nesër në Bruksel vazhdon dialogu në nivel ekspertësh ndërmjet Beogradit e Prishtinës, raportojnë mediat serbe.

Me këtë rast, njofton “Veçernje novosti”, do të bisedohet për gjendjen në dialog si dhe për zbatimin e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dha atë të diplomave.

Delegacionin e Beogradit, i cili më 19 e 20 tetor do të qëndrojë në Bruksel, e udhëheq drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Mаrko Gjuriq.

Nga Kosova, edhe pse ende nuk ka konfirmime zyrtare, delegacionin pritet at udhëheqë ministrja për Dialog Edita Tahiri.

Medie nga Beogradi thonë se në mbledhje do të marrin pjesë edhe përfaqësues të edhe përfaqësues serbë të Ministrisë së Arsimit dhe ata të Punëve të Brendshme, ndërsa ato shtojnë se në tryezë pritet të hapet edhe çështja e Trepçës.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar