Dramë: një polic dhe një tetovar përfundojnë në emergjencë, disa të tjerë në arrest

Dramë: një polic dhe një tetovar përfundojnë në emergjencë, disa të tjerë në arrest
Loading...

Një tetovar është sulmuar fizikisht, pasi shoqja e tij u përpoq të mirrte sendet nga një shtëpi që i kishte lënë më parë, njoftonPortalb.mk

Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, kur në stacionin policor në Tetovë është denoncuar rasti se në rrugën “Jovan Onçeski” është prishur qetësia dhe rendi publik me një rrahje, në të cilën morën pjesë disa persona.

Punonjësit e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur personin F.I. (1979) nga Tetova me lëndime në kokë dhe M.I. (1985).

Pas bisedës me ta, ata treguan se M.I shkoi në shtëpi në adresën e mësipërme për të marrë gjërat e saj që janë lënë aty më parë dhe në të cilën kanë jetuar, E.H. (1987), A.H (1989), O.H. (1985) dhe L. H. (1969), të gjithë nga Shqipëria.

Kështu filloi grindja verbale në mes M.I dhe shtetasve të huaj dhe pasi F.I shkoi për të parë se çfarë po ndodhte, ai ishte sulmuar fizikisht me boksa dhe drunj në kokë dhe në trup. Pastaj sulmuesit ishin tërhequr në shtëpi.

Dera e përparme e shtëpisë ishte mbyllur, ashtu që polici në përpjekje për të kërcyer gardhin, pësoi lëndim në këmbën e majtë.

Polici është transferuar në spitalin e Tetovës, për ndihmë mjekësore, ku janë konstatuar tre fraktura në këmbë. Ai më pas është transferuar në Klinikat e Shkupit për trajtim të mëtejshëm.

Të gjithë personat e përmendur më sipër janë dërguar në stacionin policor në Tetovë dhe pas sqarimit të plotë dhe dokumentimin të rastit do të pasojnë kallëzimet e duhura.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar