‘Drejtësia’, Meta: Konsensusi shmangu një sherr të paparë  

‘Drejtësia’, Meta: Konsensusi shmangu një sherr të paparë  
Loading...

meta-e-kokaKreu i LSI-së Ilir Meta, në një takim me strukturat e partisë në Durrës, ka thënë se forca politike që përfaqëson është një faktor për stabilitetin e vendit. Kreu i Kuvendit po ashtu ka theksuar se miratimi i reformës në drejtësi me konsensus është një aritje historike, pasi në të kundërt vendi do të ishte përfshirë në një sherr të paparë.

“Angazhimi ynë për reformën në drejtësi është historik, ndërkohë që ky angazhim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Nëse reforma në drejtësi do të ishte bërë pa konsensus, do të ishte bërë një sherr i paparë mes palëve politike për 20 vjet,  u shpreh Meta. – LSI ka treguar se është faktor për stabilitetin e vendit. Së dyti, LSI si mesazh pozitiv në bërjen e politikës që kërkon përmes bashkëpunimit, përmes dialogut, përmes arsyes, logjikës, qëllimeve të mira, ta çojë politikën përpara dhe ta vërë në shërbim të njerëzve. Nuk është një forcë konfliktuale, e lodhshme, stresuese e kështu me radhë. Angazhimi ynë për konsensus për reformën në drejtësi është historik. Sepse po të ishte bërë pa konsensus do të ishte hapur një sherr i paparë për 20 vjet në vendin tonë. Angazhimi ynë edhe për shumë çështje të tjera të rëndësishme ka qenë tregues i përgjegjshmërisë sonë”.

Mes të tjerash, Meta tha se në 2017 LSI do të jetë një garanci që vendi të mos përjetojë konflikte të panevojshme, por njëkohësisht edhe reforma të nxituara, të cilat në vend që të zgjidhin problemet e vjetra, shpesh krijojnë edhe probleme të reja dhe të panevojshme.

15 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar