Drejtori i Policisë malazeze: Të arrestuarit planifikonin sulme ndaj disa institucioneve

Drejtori i Policisë malazeze: Të arrestuarit planifikonin sulme ndaj disa institucioneve
Loading...

Drejtori i Policisë së Malit të Zi, Slavko Stojanoviq, konfirmoi sot arrestimin e 20 personave nga Serbia, mbrëmjen e së shtunës

Ai deklaroi se të arrestuarit shkuan në Mal të Zi me qëllim që të krijojnë një organizatë kriminale, ndërkaq sot kishin në plan që të sulmonin institucionet, përfshirë policinë, qeverinë dhe zyrtarë të lartë shtetërorë, shkruan tanjug.

“Është e vërtet që gjatë natës, policia në bashkëpunim me Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe në koordinim me Zyrën e Prokurorit Special, kanë arrestuar 20 shtetas të Serbisë dhe një është në kërkim”, ka deklaruar Stojanoviq.

Ai ka shtuar se personat janë të dyshuar për krijimin e një organizate kriminale dhe terroriste.

Ish-kreu i Xhandarmërisë serbe Bratislav Dikiq dhe persona të tjerë u arrestuan pasi planifikonin të kryenin akte terroriste sot në Mal të Zi, ku po mbahen zgjedhjet parlamentare.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar