Drejtuesit e PS-së në qarqe, Koço Kokëdhima lihet jashtë

Drejtuesit e PS-së në qarqe, Koço Kokëdhima lihet jashtë
Loading...

Partia socialistePartia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare. Kryesia e kësaj partie ka caktuar drejtuesit e qarqeve që do të drejtojnë fushatën zgjedhore. Mes shumë emrave të njohur, bie në sy mungesa e ish-deputetit Koço Kokëdhima, të cilin kryesia ka vendosur ta lërë jashtë pas mosmarrëvshjeve me kryeministrin Rama.

Ministri Tahiri është kryetar qarku në Tiranë, ndërsa kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, do të jetë për qarkun Durrës.

Gramoz Ruçi është sërish në qarkun e Fierit, ndërsa ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, është caktuar drejtues në qarkun e Beratit. Damian Gjiknuri sakaq është caktuar në Vlorë, ndërsa Ditmir Bushati në Shkodër. Bledi Çuçi në Gjirokastër, Taulant Balla në Elbasan, ndërsa Ilir Beqja në Kukës. Në Dibër do të jetë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

24 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar