Dy talente shqiptarë kundër 17-vjeçarëve kuqezi

Dy talente shqiptarë kundër 17-vjeçarëve kuqezi
Loading...

sportAlesandro Ahmetaj në muajin Prill kërkohej nga Juventus dhe Interi. Për të qenë korrekt kishte arritur t’i bindte këto dy klube të mëdha të kishin një lloj interesi për të. Sigurisht që flitet për një investim të së ardhmes. Ka lindur në vitin 2000, është mesfushor te Cesena dhe ende nuk ka mbushur 17 vjeç. Javën e ardhshme do luajë kundër Shqipërisë. Një shqiptar në Italianë e 17-vjeçarëve? Jo vetëm, së bashku me të është edhe Rilind Nivokaci, sulmues i Atalantës, gjithashtu 16-vjeçar, për të cilin interes kanë shfaqur shumë klube prestigjioze europiane, madje dhe Mançester City.

Ironia e fatit e do që këta djem të luajnë ndaj atdheut të tyre, Shqipërisë. Ata janë grumbulluar nga Italia për eliminatoret e Europianit që zhvillohen pikërisht përtej Adriatikut. Shorti është realisht interesant, sepse përveç Shqipërisë dhe Italisë në grup luajnë edhe Serbia e Maqedonia. Vetëm dy të parat kalojnë në Elite Round. Të dy shqiptarët që luajnë me Italinë, në të ardhmen mund të kenë shanse të luajnë edhe për Shqipërinë, në qoftë se kjo do të jetë zgjedhja e tyre. Për momentin ata nuk e dinë çfarë do të ndodhë dhe t’u kërkosh me pahir të luajnë për Shqipërinë nuk është e drejtë. Janë pothuaj fëmijë, të talentuar dhe me të ardhmen përpara. Të rritur e shkolluar në Itali. Shpresa është që pas 4-5 vitesh pse jo të zgjedhin ngjyrat kuqezi.

22 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar