E majta: Të gjitha partitë të nënshkruajnë se nuk do të bëjnë koalicion me VMRO-DPMNE-në

E majta: Të gjitha partitë të nënshkruajnë se nuk do të bëjnë koalicion me VMRO-DPMNE-në
Loading...

Partia e Majtë doli me propozim zyrtar për formimin e kordonit eksplicit përreth VMRO-DPMNE-së për izolim të partisë, sepse, siç thonë, ajo është krijuese e politikave udhëheqëse për 10 vjet dhe e rrënon Maqedoninë. Zdravko Saveski nga partia tha se nëse VMRO-DPMNE-ja fiton edhe një mandat, partia do t’ia ngulë thikën e fundit Maqedonisë dhe do ta shkatërrojë vendin, shkruan a1on.mk, transmeton Portalb.mk.

 “Është e nevojshme që të gjitha partitë opozitare, duke përfshirë edhe partitë nga blloku shqiptar t’i tregojnë publikut në mënyrë eksplicite dhe të nënshkruajnë memorandum të përbashkët, në të cilën do të tregojnë se nuk do të marrin pjesë në qeverinë në të cilën merr pjesë VMRO-DPMNE-ja dhe nuk do ta përkrahin qeverinë në të cilën merr pjesë VMRO-DPMNE-ja. Në këtë mënyrë, jo vetëm që publiku do të ketë fotografi transparente për pozicionet e të gjitha partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje, por edhe faktori ndërkombëtar do të jetë I destimuluar të bëjë ndonjë kombinim pas zgjedhjeve, të cilat do ta kyçin atë parti e cila pas vetes ka lënë kriminalitet të madh në këtë vend” tha Saveski.

E majta do të dalë e vetme në zgjedhje, por Saveski nuk mendon se kjo do t’i zvogëlojë votat, tha, ka shumë qytetarë që janë të pakënaqur nga oferta e deritanishme.

“Për fat të keq, Uniteti ka iniciativë legjitime. Ajo që është tragjike në këtë moment është ajo që problemi me numrin e madh të votuesve në njësinë zgjedhore numër 6 ishte inicuar qysh në muajin qershor, kurse partitë qëllimisht ose jo qëllimisht e mbajtën këtë çështje nën tepih, edhe pse patën mundësi ta zgjidhin. Ka vetëm një zgjidhje, kurse ajo është që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore” tha Saveski.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar