EKSLUZIVE/Sulejman Rexhepi ka vendosur të japë dorëheqje?

EKSLUZIVE/Sulejman Rexhepi ka vendosur të japë dorëheqje?
Loading...

 Jozyrtarisht mësohet se Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, tashmë një kohë të gjatë është duke pritur momentin për ta bërë publike dorëheqjen e tij nga posti i uzurpuar, reisul ulema i BFI-së.

Sipas të njëjtit burim, Sulejman Rexhepi tashmë e ka marrur këtë vendim dhe, dorëheqjen e shkruar është duke e mbajtur në xhep dhe po e pret momentin më të përshtatshëm për ta publikuar atë.

Burimi në fjalë citon se, Bashkësia Fetare Islame është në falimentim e sipër dhe, duke e ditur Mulla Sula se nuk i ka ngelur asnjë mundësi për ndonjë injeksion finansiar nga jashtë, pasi situata finansiare në BFI është e mjerueshme për ç’gjë nga muaji i ardhshëm nuk do të ketë më as për rroga dhe as për shpenzime të përditshme.

“Pas shpenzimit të të gjitha bonove me vlerë, pas vjedhjes dhe zhvatjes deri në kockë të BFI-së nga ana e Sulejman Rexhepit dhe familjes së tij, pas keqmenaxhimit me financat e grumbulluara nga aksionet fetare dhe, sidomos pas dështimit të haxhit të sivjemë, Sulejman Rexhepi gjendet nën një presion të madh i cili po ndikon në përkeqësimin edhe më të madh të shëndetit të tij të ligë. Iniciativat e Lëvizjes për reforma në BFI tash e dy vite janë presion i papërballueshëm për Sulejman Rexhepin, i cili gjithnjë e më shumë është duke humbur terren dhe përkrahje në të mirë të Lëvizjes për reforma në BFI”, transmeton portali Skandal, duke cituar njërin nga organet më të rëndësishme të BFI-së dhe, duke shtuar se “Sulejman Rexhepi tashmë dorëheqjen e ka në xhep dhe po e pret momentin më të përshtatshëm për ta bërë publike”!

Portali Skandal mëson nga Kabineti i Kryeministrit të Maqedonisë se, kah java e tretë e muajit nëntor në Maqedoni do të qëndrojë për vizitë zyrtare Presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta, i cili, sipas njohtimit të kabinetit të Zoran Zajevit, ka paraparë në protokolin presidencial që ta vizitojë edhe BFI-në me ç’rast Sulejman Rexhepit mund t’i dorëzojë ndonjë dhuratë miqësore nga ato që i ka në fondin presidencial me rastin e vizitave jasht shtetit.

Sipas gjitha gjasave, ky do të jetë momenti më i përshtatshëm i Sulejman Rexhepit për ta bërë publike dorëheqjen e tij të cilën kohë më parë e përpiluan së bashku me “lavatriçen” e parave të pista të tij, Mustafa Dautin.

“Sido qoftë, nga organi i lartë i BFI-ë njohtohemi se BFI-ja aktualisht po përjeton krizën më të rëndë financiare që nga ekzistimi i saj si Institucion i vetëm fetar islam në Maqedoni. Sulejman Rexhepi është gjithnjë e më shumë koshient se nuk ka kurrfarë mundësie dhe kurrfarë shansi për ta nxjerrë nga kjo situatë dhe për ta rikthyer në periudhën e lulëzimit të saj. Si asnjë kryetar i deritanishëm, në të gjitha intitucionet e mundshme, Sulejman Rexhepi është angazhuar që ta shfrytëzojë kët Institucion për pasurim personal e familjar, qoftë kjo edhe mbi kurriz të dërmuar të BFI-së”, shkruan portali Skandal.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar