Ekspertët e huaj do t’i kthejnë të dhënat eventuale të fshira në DSK

Ekspertët e huaj do t’i kthejnë të dhënat eventuale të fshira në DSK
Loading...

Mundësia për ndihmë ndërkombëtare dhe ekspertizë mbi hulumtimin e bisedave të përgjuara ishte e paraparë në raportin e grupit të ekspertëve të Komisionit Evropian, e udhëhequr nga Rajnhard Pribe, të publikuar në janar të vitit të kaluar, shkruansdk.mk, transmeton portalb.mk.

“Hetimi efektiv mund të kërkojë marrje të ‘log file-ve’ (gjurmëve në kompjuterë) me të dhënat dhe të gjitha arhivat e qasshme me ‘log file’ me të dhëna nga DSK-ja dhe operatorët telekomunikativ dhe krahasimin e tyre me rregullat e dhëna gjyqësore. Aty ku është e nevojshme, hetuesit mund ta shohin mundësinë për ndihmë dhe ekspertizë ndërkombëtare, për shembull, për kthim ose kontrollim të autenticitetit të ‘log fileve’ të fshira me të dhëna” qëndron në raportin e Pribes.

Kompania suedeze “Erikson”, e cila është furnizuese e pajisjeve për përgjim në DSK, të shtunën vërtetoi se ka marrë kërkesë nga Prokuroria Speciale Publike për ndihmë teknike në hetimin e përgjimeve, port ha se kompania nuk është pronar, e as nuk operon me pajisjen e përgjimeve. Nga “Erikson” për sakamdakazham.mk deklaruan se nuk do të komentojnë derisa të zgjasë hetimi dhe e udhëzojnë t’i drejtohemi PSP-së për të gjitha pyetjet në lidhje me rastin.

LEXO: Ericsson del me qëndrim për përgjimet

Komisioni i ekspertëve të Pribesë ishte formuar pas publikimit të skandalit me përgjimet nag ana e opozitës në shkurt të vitit të kaluar me qëllim që shpejtë të përpunojë analizë të situatës due të japë rekomandime. Sipas asaj që është rekomanduar në raport, pajisja për përgjimet aspak nuk guxon të ndodhet në DSK.

“DSK nuk duhet të ketë qasje direkte në pajisjen teknike e cila lejon reflektim të sinjalit komunikues. ‘The proprietary switches’ duhet të jenë të vendosura në hapësirat e operatorëve të telekomunikimit. Operatorët duhet t’i aktivizojnë dhe përcjellin sinjalet deri tek organet kompetente (Policia, Drejtoria e doganës dhe Policia financiare) ose deri tek organet e sigurisë (Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim, Agjencia për zbulim dhe departamenti për siguri luftarake dhe inteligjencë në Ministrinë e mbrojtjes) vetëm pas marrjes së urdhëresës relevante gjyqësore dhe vetëm për qëllimet e përgjimeve ligjore. Nën cilat do kushte DSK nuk duhet të ketë mundësi praktike për përgjim të komunikimeve” thuhet në rekomandimet e Komisionit të ekspertëve.

Të premten, PSP deklaroi se nga DSK i janë marrë të gjitha rekomandimet për masat e veçanta hulumtuese për ndjekje të komunikimeve dhe librave të evidencës, si dhe të dhënat e kërkuara kompjuterike nga sistemi për ndjekje të komunikimeve dhe derisa mbetet të kryhet marrje shtesë e të dhënave kompjuterike për të cilat është e nevojshme asistencë e ekspertëve të jashtme dhe presin që periudhën e ardhshme të kryhet ajo pjesë e rekomandimeve. Nga PSP, gjithashtu, treguan se të dhënat kompjuterike të cilat duhet të merren do të mundësojnë vërtetimin e asaj nëse janë kryer manipulime me sistemet ose janë fshirë të dhëna të caktuara.

Prokurorja speciale publike, Katica Janeva dhe ekipi i saj hynë në DSK të mërkurën me urdhëresë gjyqësore për marrje të dokumentacionit për të gjitha vendimet për masa hetuese në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 dhe të gjitha fotografitë dhe bisedat e përgjuara në periudhën e njëjtë.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar