Ekspertët paralajmërojnë: SHBA-Rusi, në prag të Luftës së Ftohtë

Ekspertët paralajmërojnë: SHBA-Rusi, në prag të Luftës së Ftohtë
Loading...

Russia-Cold-War-US-West-nuclear-weapons-724252Ekspertët kanë paralajmëruar se Rusia ka hyrë në një Luftë të Ftohtë me perëndimin, çka mund të çojë në konfrontime nëpër botë. Presidenti Vladimir Putin ka kundërshtuar hegjemoninë amerikane në çështjet ndërkombëtare, duke kërcënuar se do të hakmerret ndaj SHBA-së nëse vazhdojnë sanksionet për bombardimet në Aleppo.

Ekspertë të politikës ushtarakë në Moskë besojnë se presidenti Vladimri Putin dhe liderët perëndimorë janë drejtuar drejt një rruge pa krye. “Nëse e krahasojmë me Luftën e Ftohtë, jemi diku mes nisjes së ndërtimit të Murit të Berlinit dhe krizës së raketave në Kubë”, u shpreh gjenerali rus, Evgeny Buzhinsky.

Buzhinsky ka mbajtur postin e ish-shefit në departamentin e pakteve ndërkombëtare në Ministrinë e Mbrojtjes ruse dhe aktualisht drejton një qendër private studimore në Moskë për çështjet e sigurisë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Qëndrimi i gjeneralit të tërhequr rus përforcohet nga deklarata e fundit e Ministrisë së Jashtme në Moskë, e cila akuzoi Uashingtonin se po përpiqet t’i japë goditjen e fundit marrëdhënieve mes dy vendeve, duke iu referuar këtu propozimeve në Shtetet e Bashkuara për sanksione të reja ndaj Rusisë.

23 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar