Ekzistojnë dëshmi për torturimin e të burgosurve në Turqi

Ekzistojnë dëshmi për torturimin e të burgosurve në Turqi
Loading...

Drejtori i degës së Human Rights Watch për Evropë dhe Azinë Qendrore, Hju Villiamson, deklaroi se tani, kur janë shtuar dëshmitë për rikthimin e torturës në objektet policore, qeveria duhet të ndërhyj menjëherë dhe të jep urdhër për ndërprerjen e kësaj praktike.

Personat, të cilët po ndiqen nën akuzat për terrorizëm apo për lidhje me puçin e dështuar ushtarak në vitin 2016, janë torturuar në hapësirat e policisë, u theksua në raportin e me titull “Në Paraburgim-tortura policore dhe rrëmbimet në Turqi”.

Human Rights Watch u mbështet në dëshmi të besueshme për 11 raste të keqtrajtimit dhe theksoi se policët kanë rrahur dhe kërcënuar të burgosurit.

Ndërkohë, autoritetet turke kanë lëshuar urdhër-arrest për 25 ushtarë në Turqi, por edhe në pjesën veriore të Qipros, kanë njoftuar zyrtarët e sigurisë. Ata po kërkohen nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në puçin e dështuar ushtarak, në korrik të vitit të kaluar.

 

 

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar