Elseid Hysaj në ngërç psikologjik

Elseid Hysaj në ngërç psikologjik
Loading...

HysajMe Elseid Hysaj-n në stol, Napoli zhgënjeu përballë Besiktas, duke u mposhtur 3-2 përpara publikut të vet në “San Paolo”. Zgjedhja e trajnerit Maurizio Sarri për ta lënë mbrojtësin kuqezi në stolin e rezervave, i befasoi të gjithë, me të kaltërit që nuk shfaqën garancitë e zakonshme në fazën difensive. Pas disfatës, që komplikoi rrugën e Napolit në turin tjetër, në konferencën për shtyp tekniku Sarri sqaroi edhe vendimin për të mos e përfshirë 22-vjeçarin në formacionin titullar.

“Hysaj mu duk i lodhur në aspektin psikologjik, nuk e shihja maksimalisht të përqendruar. Për mendimin tim nuk ishte e udhës që ai të luante dhe për këtë arsye vendosa të hedh në fushë Maggio-n.”

Një zgjedhje jo e goditur taktike, sepse 34-vjeçari Maggio ishte ndër lojtarët më të dobët në fushë për Napolin. Ish-lojtari i përfaqësueses italiane nuk dha garancitë e nevojshme në fushë dhe kjo do të bëjë që Elseid Hysaj të rikthehet në vendin e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes. Duke nisur nga ndeshja e javës së nëntë në Serisë A me Crotone-n, ku Napoli kërkon të kthehet te fitorja pas tre humbjes radhazi mes kampionatit dhe kupave të Europës.

 

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar