Fate Velaj kërkon të vendoset busti i Ismail Qemalit në Lyon të Francës

Fate Velaj kërkon të vendoset busti i Ismail Qemalit në Lyon të Francës
Loading...

Fate Velaj, ish-këshilltari për kulturën I kryeministrit Edi Rama, dhe tashmë deputet në Kuvendin e Shqipërisë ka qene i ftuar nga Kryetari I Bashkisë së Lyonit në Francë Georges Képénékian në Fête des Lumières.

“Në një darkë organizuar ne sallën festive të bashkisë, ku të ftuar ishin personalitetet më të larta të qytetit, rajonit të Rhone-Alpes si dhe nga Parisi, etj pata mundësinë tu flisja për zhvillimet në Shqipëri, rrugën e saj të pa kthyeshme drejt Evropës, miqësinë mes dy popujve tanë….

Me kryetarin e bashkisë bisedova për krijimin e partneritetit midis Lyon dhe Vlorës si dhe mundësimin e vendosjes së bustit të Ismail Qemalit në Lyon”, thotë Velaj. Sipas tij, fakti që në qytetin në Vlorë, një nga rrugët e qytetit quhet Justin Godart, ish ministër dhe ish kryetar i bashkisë Lyon, ia ka dhënë mundësinë t’i drejtohet kreut të Bashkisë së Lyonit, që të vendosin një bust të djalit të Vlorës, themeluesit të shtetit Shqiptar mbas 500 vitesh robëri turke, Ismail Qemalit.

9 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Kulturë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar