Fatos Lubonja: Edi Rama nuk mund të përfaqësojë Kosovën në Beograd

Fatos Lubonja: Edi Rama nuk mund të përfaqësojë Kosovën në Beograd
Loading...

Analisti Fatos Lubonja me anë të një shkrimi në gazetën ‘Panorama’ ka theksuar se vizita e kryeministrit Rama në Serbi ka hapur një sherr mes Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas tij, të paprovuar deri më sot në historinë dypalëshe.

Lubonja shkruan se reagimi i parë është ai i politikanëve dhe i intelektualëve kosovarë se Shqipëria nuk mund të përfaqësojë Kosovën në Beograd, sikurse ka vepruar Rama.

Ndërsa nga ana tjetër, shkruan ai, në Shqipëri në vend të një analize nëse është e vërtetë se ka ndodhur kështu dhe a duhet të ndodhte kështu, u hodhën sulme ndaj kosovarëve ku dominoi akuza se këta duan një kosovë më vete, jo të bashkuar me Shqipërinë.

Të dyja palët hodhën benzinë pa ngurrim në një zjarr të kryqëzuar dhe shumë kontradiktor. Cilat janë shkaqet më të thella të këtij sherri? Thënia e Oscar Ëilde-it se e vërteta nuk është kurrë e pastër dhe asnjëherë e thjeshtë i shkon shumë të vërtetës së shkakut të kësaj situate. Po përpiqem megjithatë të jap një këndvështrim”.

Më tej, Lubonja shkruan se në thelbin e sherrit mendoj se qëndron fakti se ne vazhdojmë të vuajmë kontradiktën midis kulturës së trashëguar totalitare të partisë-shtet dhe sistemit demokratik që kemi instaluar, që i ka ndarë shoqëritë tona në shumë parti.

Vetë koncepti “parti” në demokraci nënkupton një pjesë, kurse, sipas kulturës totalitare të trashëguar, partia/pjesa, paradoksalisht, përfaqëson të tërën. Sherri, pra, erdhi si pasojë e rrekjes së Ramës për të përfaqësuar në Beograd të tërën, ndërkohë që është një pjesë, që, për shkak të mendësisë totalitare, nuk e ka vetëdijen se është pjesë. Por edhe për shkakun se pjesët që e kundërsulmuan përdorën të njëjtën gjuhë. Por s’mund të mohohet se ai është kryeprotagonisti i sherrit”.

Sipas Lubonjës, në fakt nuk ka politikan që harron se është pjesë dhe pretendon se është e tëra, që qëndrimin që i duhet për momentin e paraqit me arrogancë madje, si qëndrim i së tërës, ky është Edi Rama. Ndërkaq,  ai thekson se në këtë aspekt ia kalon edhe Berishës i cili, p.sh, ka qenë gjithnjë i kujdesshëm që liderëve kosovarë t’u linte hisen e tyre të pushtetit.

 

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar